BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb25 shtator f. 10-11
  • 6-12 tetor

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 6-12 tetor
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2025
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2025
mwb25 shtator f. 10-11

6-12 TETOR

EKLISIASTIU 5-6

Kënga 42 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

Pranë portës së qytetit, një grup izraelitësh janë duke dëgjuar një prift. Ai mban në dorë një rrotull.

Një grup izraelitësh dëgjojnë me vëmendje një prift që po shpjegon Ligjin

1. Si tregojmë respekt të thellë për Perëndinë tonë madhështor?

(10 min.)

Tregojmë respekt, duke dëgjuar me vëmendje në mbledhje e duke pasur kujdes me veshjen dhe paraqitjen (Ek 5:1; w08 15/8 15-16 ¶17-18)

Bëjmë lutje publike që janë të menduara mirë, plot respekt e jo me shumë fjalë (Ek 5:2; w09 15/11 11 ¶21)

Jetojmë në lartësinë e kushtimit tonë (Ek 5:4-6; w17.04 6 ¶12)

Në një Sallë Mbretërie, motra e vëllezër të moshave të ndryshme po dëgjojnë me vëmendje mbledhjen.

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Ek 5:8—Si na jep zemër ky varg kur përballemi me padrejtësi? (w20.09 31 ¶3-5)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

(4 min.) Ek 5:1-17 (th mësimi 12)

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(1 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Personi kërkon të debatojë. (lmd mësimi 4, pika 5)

5. Nis një bisedë

(2 min.) DËSHMI JOFORMALE. Trego një të vërtetë nga broshura Duaji njerëzit, shtojca A: «Të vërteta që na e do zemra t’i mësojmë». (lmd mësimi 1, pika 3)

6. Ushqe interesin

(3 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Prezanto një video nga Çanta e mjeteve mësimore. (lmd mësimi 7, pika 3)

7. Bëj dishepuj

(5 min.) lff mësimi 17, hyrja dhe pikat 1-3 (lmd mësimi 11, pika 3)

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 160

8. A po e përdor shtojcën «Të vërteta që na e do zemra t’i mësojmë»?

(15 min.) Diskutim.

Një çift në shërbimin shtëpi më shtëpi, po i lexojnë një shkrim një të riu.

Që kur kemi filluar të përdorim broshurën Duaji njerëzit—Bëj dishepuj, jemi bërë më të aftë për të nisur biseda. Shtojca A është bërë posaçërisht për të na ndihmuar që t’i prezantojmë të vërtetat e thjeshta të Biblës gjatë bisedave tona. (He 4:12) A i njeh mirë të nëntë argumentet e kësaj shtojce, me titull «Të vërteta që na e do zemra t’i mësojmë»?

  • Si mund të prezantosh një të vërtetë të Biblës në një moment të përshtatshëm gjatë bisedës?—lmd shtojca A

  • Për cilat argumente mendon se do të kishin interes njerëzit në territorin tënd?

  • Çfarë mund të bësh që t’i njohësh më mirë shkrimet në shtojcën A?

PROVO KËTË:

Përpiqu të fiksosh të paktën një shkrim për çdo argument të shtojcës A. Fillo me ato argumente që janë më tërheqëse për territorin tënd.

Sa më shumë t’i përdorësh këto shkrime në shërbim, aq më mirë do t’i fiksosh. Megjithatë, që t’i përdorësh rregullisht, si fillim duhet të përpiqesh të takosh njerëzit në territorin tënd.

Shihni VIDEON «Hekuri mpreh hekurin»—T’u dëshmojmë sa më shumë njerëzve, dhe pastaj bëj këtë pyetje:

  • Çfarë mund të na ndihmojë të takojmë sa më shumë njerëz në territor?

9. Studimi i Biblës në Kongregacion

(30 min.) lfb mësimet 24-25

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 34 dhe lutja

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo