22-28 DHJETOR
ISAIA 11-13
Kënga 14 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)
1. Çfarë kishte parathënë Bibla për Mesinë?
(10 min.)
Mesia do të ishte pasardhës i Jeseut nëpërmjet birit të tij, Davidit (Is 11:1; ip-1 159 ¶4-5)
Ai do të kishte frymën e Perëndisë dhe nderim të thellë për Jehovain (Is 11:2, 3a; ip-1 159 ¶6; 160 ¶8)
Ai do të ishte një gjykatës i drejtë dhe i mëshirshëm (Is 11:3b-5; ip-1 160 ¶9; 161 ¶11)
PËR MEDITIM: Pse Jezui qëndron shumë më lart se çdo udhëheqës njerëzor?
2. Xhevahire nga Bibla
(10 min.)
Is 11:10—Si është përmbushur kjo profeci? (ip-1 165-166 ¶16-18)
Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?
3. Leximi i Biblës
(4 min.) Is 11:1-12 (th mësimi 11)
4. Nis një bisedë
(3 min.) SHTËPI MË SHTËPI. (lmd mësimi 2, pika 5)
5. Ushqe interesin
(4 min.) DËSHMI PUBLIKE. Përdor sitin jw.org për t’iu përgjigjur një pyetjeje që ka bërë personi. (lmd mësimi 8, pika 3)
6. Bëj dishepuj
(5 min.) Ndihmoje studentin të përgatitet për të predikuar me ty shtëpi më shtëpi. (lmd mësimi 11, pika 4)
Kënga 57
7. A po ‘gjykon me drejtësi’?
(15 min.) Diskutim.
Çdo ditë krijojmë opinione për njerëzit, ndonjëherë edhe pa e kuptuar. Shpesh këto opinione i krijojmë vetëm nga ajo që shohim. Megjithatë, Jezui, që na ka lënë një model të përsosur për t’u imituar, nuk gjykon në këtë mënyrë. (Is 11:3, 4) Ai është në gjendje të shikojë brenda zemrës së dikujt e të dallojë mendimet, arsyetimet dhe motivet e tij. Ndonëse ne nuk e kemi këtë aftësi, mund të bëjmë çmos ta imitojmë Jezuin. Ai tha: «Mos gjykoni më nga ajo që duket, por gjykoni me drejtësi.»—Gjo 7:24.
Zelli në shërbim mund të na zbehet, nëse i gjykojmë njerëzit vetëm nga ajo që duket, e madje nuk do të kemi edhe aq sukses. Për shembull, a ngurrojmë të predikojmë në ato lagje ku njerëzit i përkasin një grupi etnik a besimi fetar të caktuar? Po në ato lagje ku njerëzit janë të pasur a tepër të varfër? A nxjerrim përfundimin se dikush nuk ka interes vetëm në bazë të pamjes së tij? Vullneti i Perëndisë është «që njerëz të çdo lloji të shpëtojnë dhe të fitojnë njohurinë e saktë për të vërtetën».—1Ti 2:4.
Shihni VIDEON Mësime nga Kulla e Rojës—Mos gjyko nga pamja e jashtme, dhe pastaj bëj këto pyetje:
Cilat paragjykime përmenden në video?
Nëse do të kishim paragjykime për vëllezërit dhe motrat, si do të ndikonte kjo te kongregacioni?
Çfarë i ndihmoi të krishterët e intervistuar që të mos gjykonin nga pamja e jashtme?
Çfarë mësimesh nxore ti nga artikulli i Kullës së Rojës?
8. Studimi i Biblës në Kongregacion
(30 min.) lfb mësimet 46-47