BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp21 nr. 3 f. 3
  • Një e ardhme e sigurt—Ëndrra e të gjithëve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një e ardhme e sigurt—Ëndrra e të gjithëve
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Material i ngjashëm
  • Hyrja
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Udha drejt një të ardhmeje të sigurt
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Të jesh njeri i mirë—Garanci për të ardhmen?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Arsimimi dhe paratë—Garanci për të ardhmen?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
wp21 nr. 3 f. 3
Dy prindër me vajzën e tyre të vogël admirojnë çeljen e luleve të qershisë.

Një e ardhme e sigurt—Ëndrra e të gjithëve

Ç’të ardhme dëshiron? Si shumë të tjerë, pa dyshim dëshiron një të ardhme të sigurt për veten dhe familjen, një të ardhme të lumtur, me shëndet të mirë, paqe dhe mbarësi.

Mirëpo shumë njerëz janë skeptikë nëse do të kenë të ardhmen që dëshirojnë. Kanë parë që ngjarje të papritura, si për shembull pandemia COVID-19, kanë tronditur shoqërinë, kanë shkatërruar ekonominë dhe u kanë vënë në rrezik jetën. Si rezultat, mendojnë se e ardhmja e tyre s’është aspak e sigurt.

Si pasojë e gjithë kësaj pasigurie, njerëzit po kërkojnë me ngulm diçka që t’i çojë drejt një të ardhmeje më të mirë. Disa besojnë në fuqi të mbinatyrshme, siç është fati. Shumë të tjerë rendin pas arsimimit dhe pasurisë, me mendimin se do t’u garantojnë gjërat që dëshirojnë. Të tjerë akoma mendojnë se të jesh njeri i mirë, është çelësi i një jete të mirë.

A të çon ndonjë nga këto opsione drejt së ardhmes që dëshiron? Për të gjetur përgjigjen, ke nevojë të marrësh në konsideratë këto pyetje:

  • Çfarë e përcakton të ardhmen tënde?

  • A garantojnë një jetë më të mirë arsimimi dhe paratë?

  • A do ta kesh të sigurt të ardhmen po të jesh njeri i mirë?

  • Ku mund të gjesh udhëzime të besueshme për një të ardhme të sigurt?

Kjo seri e Kullës së Rojës mund të të ndihmojë të gjesh përgjigjet.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo