Hyrja
A do të doje të jetoje në një botë pa luftëra dhe konflikte të armatosura? Shumë njerëzve kjo ide iu duket e bukur, por jo realiste. Bibla tregon arsyen pse përpjekjet e njerëzimit për t’u dhënë fund luftërave kanë dështuar. Gjithashtu, shpjegon pse mund të jemi të sigurt se së shpejti do të bëhet realitet një botë plot paqe.
Në këtë revistë fjalët «luftë» dhe «konflikt» përdoren për t’iu referuar luftimeve për qëllime politike midis grupeve të armatosura. Emrat e disa personave të përmendur janë ndryshuar.