IDE PËR STUDIMIN
Nxirr dobi nga shkrimet referuese
Shkrimet referuese në botimin Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re nxjerrin në pah harmoninë e brendshme të Biblës, pasi tregojnë vargje të tjera me informacione shtesë. Për të gjetur shkrimet referuese, shih shkronjën e vogël që gjendet pranë një fjale. Nëse po përdor Biblën në format të shtypur, kërko për të njëjtën shkronjë te kolona në mes të faqes. Ndërsa te siti jw.org ose tek aplikacioni JW Library®, mund t’i gjesh shkrimet referuese duke klikuar shkronjën.
Shkrimet referuese mund të përmbajnë ndër të tjera edhe këto informacione:
Tregime paralele: Disa referime të çojnë te një libër tjetër i Biblës që flet për të njëjtën ngjarje. Për shembull, shih 2 Samuelit 24:1 dhe 1 Kronikave 21:1.
Citime: Referime të tjera tregojnë shkrimin ku ka dalë për herë të parë një frazë ose shprehje. Shih, për shembull, Mateun 4:4 dhe Ligjin e përtërirë 8:3.
Profeci të përmbushura: Disa referime lidhin një profeci me përmbushjen e saj. Për shembull, shih Mateun 21:5 dhe Zakarinë 9:9.