SHPREHJE NGA BIBLA
Jezui «mësoi bindjen»
Jezui i është bindur gjithmonë Jehovait. (Gjoni 8:29) Atëherë, pse në Bibël thuhet se «ai mësoi bindjen nga gjërat që vuajti»?—Hebr. 5:8.
Kur ishte në tokë, Jezui u gjend në rrethana që nuk i kishte hasur kurrë në qiell. Për shembull, e rritën prindër që e donin Jehovain, por që ishin të papërsosur. (Luka 2:51) Vuajti për shkak të udhëheqësve fetarë të korruptuar dhe sundimtarëve të padrejtë. (Mat. 26:59; Mar. 15:15) Madje, «e përuli veten dhe u bind deri në vdekje», një vdekje agonike.—Filip. 2:8.
Nga jeta këtu në tokë Jezui mësoi të bindej në një mënyrë krejt të re. Kështu u stërvit që të bëhej një Mbret dhe Kryeprift i përsosur, i cili na kupton vërtet. (Hebr. 4:15; 5:9) Pasi mësoi bindjen nga gjërat që vuajti, Jezui u bë më i çmuar dhe më i dobishëm për Jehovain. Edhe ne mund të bëhemi më të vyer për Jehovain dhe më të dobishëm në çdo caktim që na jep, ndërsa vazhdojmë t’i bindemi edhe në rrethana të vështira.—Jak. 1:4.