BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w01 15/1 f. 3
  • Përse ta kultivojmë virtytin?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përse ta kultivojmë virtytin?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Material i ngjashëm
  • Si mund ta kultivojmë virtytin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • A po ndiqni virtytin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Si mund t’i shtojmë besimit tonë edhe virtytin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • T’u përgjigjemi premtimeve të Perëndisë duke ushtruar besim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
w01 15/1 f. 3

Përse ta kultivojmë virtytin?

NJË mesoburrë japonez me emrin Kunihito, kohët e fundit emigroi në Shtetet e Bashkuara.a Pak javë pasi kishte shkuar aty, hasi një situatë që mund t’i kishte dëmtuar karrierën. Kunihito tregon: «Kur përgjegjësi më pyeti nëse mund të pranoja një përgjegjësi, u ndjeva më se i sigurt për ta pranuar. Por, meqenëse që nga fëmijëria më ishte mësuar ta konsideroja modestinë një virtyt, iu përgjigja: ‘Nuk jam i sigurt nëse e bëj dot, por do të bëj më të mirën time.’ Përgjegjësit tim amerikan, kjo iu duk sikur nuk isha i aftë për punën dhe më mungonte siguria. Kur e mora vesh këtë, e kuptova se duhej të bëja disa rregullime.»

Maria, banuese në qytetin e Nju-Jorkut, ishte një studente e shkëlqyer dhe gjithnjë e gatshme për të ndihmuar shokët e shoqet e klasës. Huani ishte një nga studentët që me raste i kërkonte ndihmë Marias. Por, ai tregonte edhe interes romantik për të dhe përpiqej t’i bënte përshtypje. Me gjithë dëshirën për të mbetur e dëlirë moralisht, Maria u dorëzua para propozimeve të Huanit dhe u përfshi në sjellje të gabuar seksuale.

Të shfaqim virtytin në botën e sotme të ndryshme nga ana kulturore dhe të korruptuar nga ana morale, është vërtet një sfidë. Atëherë, përse ta kultivojmë virtytin? Sepse sjellja e virtytshme i pëlqen Perëndisë dhe shumica prej nesh patjetër që dëshirojmë të kemi miratimin e tij.

Fjala e Perëndisë, Bibla, i nxit lexuesit e saj që ta kultivojnë virtytin. Për shembull, apostulli Pavël shkruan: «Çdo virtyt që ekziston dhe çdo gjë e denjë për lëvdim që ekziston, këto gjëra vazhdoni të konsideroni.» (Filipianëve 4:8) Edhe apostulli Pjetër na nxit që të bëjmë ‘përpjekje të zellshme për t’i shtuar besimit virtytin’. (2 Pjetrit 1:5) Por, çfarë është virtyti? A mund të mësohet në shkollë? Si mund ta kultivojmë atë?

[Shënimi]

a Disa emra janë ndryshuar.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo