BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/5 f. 16-17
  • Çfarë do të ndodhë me fetë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë do të ndodhë me fetë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Material i ngjashëm
  • Cili është lajmi i mirë rreth feve?
    Një lajm i mirë nga Perëndia
  • Si kanë hedhur baltë mbi reputacionin e Perëndisë fetë e rreme?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Fesë së rreme po i vjen fundi!
    Fesë së rreme po i vjen fundi!
  • Flake tej fenë e rreme!
    Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/5 f. 16-17

Mëso nga Fjala e Perëndisë

Çfarë do të ndodhë me fetë?

Ky artikull shqyrton pyetje që mund të kesh bërë dhe tregon se ku t’i lexosh përgjigjet në Biblën tënde. Dëshmitarët e Jehovait do t’i diskutojnë me kënaqësi këto përgjigje me ty.

1. A janë të mira të gjitha fetë?

Sigurisht që në çdo fe ka njerëz të sinqertë. Ai i sheh të gjithë dhe interesohet për ta. Por mjerisht disa e kanë shfrytëzuar fenë për qëllime të këqija. Madje në të kaluarën, udhëheqësit fetarë i kanë torturuar kundërshtarët. (2 Korintasve 4:3, 4; 11:13-15) Në kohët tona, lajmet tregojnë se disa udhëheqës fetarë kanë nxitur terrorizmin, kanë përkrahur luftën ose kanë abuzuar me fëmijët.​—Lexo Mateun 24:3-5, 11, 12.

Bibla mëson se ka dy lloje fesh: feja e vërtetë dhe feja e rreme. Feja e rreme nuk mëson të vërtetën për Perëndinë. Megjithatë Perëndia Jehova do që njerëzit ta dinë të vërtetën për të.​—Lexo 1 Timoteut 2:3-5.

2. Çfarë do të ndodhë me fetë?

Perëndia nuk do që njerëzit të mashtrohen nga fetë që pohojnë se e duan, por e përfaqësojnë keq atë. Ç’është e vërteta besimtarët e këtyre feve duan të jenë miq me botën, të cilën e kontrollon Satana Djalli. (Jakovi 4:4; 1 Gjonit 5:19) Fetë që janë besnike ndaj qeverive njerëzore dhe jo ndaj Perëndisë, Fjala e Perëndisë i përshkruan si prostitutë. Bibla e quan këtë prostitutë «Babilonia e Madhe», emri i qytetit të lashtë ku filluan fetë e rreme pas Përmbytjes së ditëve të Noesë. Së shpejti, Perëndia do t’u japë fund papritur feve që mashtrojnë dhe shtypin njerëzimin.​—Lexo Zbulesën 17:1, 2, 5, 17; 18:8, 23, 24.

3. Si do t’i sjellë gëzim gjithë tokës Perëndia?

Gjykimi që po vjen mbi fetë e rreme është lajm i mirë. Ky gjykim do të sjellë lehtësim mbarëbotëror nga shtypja. Fetë e rreme nuk do t’i mashtrojnë dhe as do t’i përçajnë më kurrë njerëzit. Të gjithë banorët e tokës do të jenë të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm e të vërtetë.​—Lexo Isainë 11:9; Zbulesën 18:20, 21; 21:3, 4.

4. Ç’duhet të bëjnë njerëzit e sinqertë?

Jehovai nuk i ka harruar njerëzit e sinqertë të shpërndarë nëpër fetë e rreme në gjithë botën. Sot, ai po i mbledh këta njerëz në unitet duke u mësuar të vërtetën.​—Lexo Mikenë 4:2, 5.

Jehovai i mirëpret në familjen e tij ata që duan t’i shërbejnë. Edhe sikur miqtë a të afërmit të mërziten kur nisim t’i shërbejmë Jehovait, ajo që fitojmë ka shumë vlerë. Fitojmë miqësinë me Perëndinë, një «familje» të re e të dashur, si dhe shpresën e jetës së përhershme.​—Lexo Markun 10:29, 30; 2 Korintasve 6:17, 18.

Për më shumë informacion, shih librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, kapitujt 15 dhe 16, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Burimi i figurës në faqen 16]

The Complete Encyclopedia of Illustration/​J. G. Heck

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo