BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w13 1/6 f. 3-4
  • Paragjykimi—Një problem global

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Paragjykimi—Një problem global
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇËSHTJE PERSONALE
  • Një botë pa paragjykime—Kur?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Paragjykimet—A je infektuar?
    Zgjohuni!—2020
  • A je viktimë e paragjykimit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Më në fund asnjë paragjykim
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
w13 1/6 f. 3-4

TEMA KRYESORE: NJË BOTË PA PARAGJYKIME—KUR?

Paragjykimi​—Një problem global

XHONATANI, një koreano-amerikan, që fëmijë ishte viktimë e paragjykimit racial. Kur u rrit, donte të shkonte diku ku njerëzit nuk do ta paragjykonin në bazë të tipareve të fytyrës ose të prejardhjes raciale. U bë mjek në një qytet në veri të Alaskës, SHBA, ku ngjante me shumë pacientë. Ai shpresonte se ndoshta atje, mes erërave të ftohta të Rrethit Polar të Veriut, më në fund do t’u shpëtonte furtunave të acarta të paragjykimit.

Çdo shpresë e tillë iu shua kur i dha ndihmë mjekësore një 25-vjeçareje. Kur pacientja doli nga koma, e pa Xhonatanin në fytyrë dhe nxori një pasthirrmë fyese, duke zbuluar kështu përbuzjen e rrënjosur thellë për koreanët. Për Xhonatanin, kjo ngjarje ishte një përkujtues i dhimbshëm se, me gjithë përpjekjet për t’u shpërngulur dhe për t’u dukur si të tjerët, nuk arriti dot t’u shpëtonte kthetrave të paragjykimit.

Përvoja e Xhonatanit thekson një realitet të zymtë. Paragjykimi strehohet në çdo cep të tokës. Me sa duket, kudo ku ka njerëz, ka edhe paragjykim.

Gjithsesi, ndonëse tejet i përhapur, shumë veta e dënojnë paragjykimin. Ky është vërtet paradoks. Si ka mundësi që një gjë kaq e papëlqyer, të jetë edhe kaq shumë e përhapur? Me sa duket, mjaft nga ata që e dënojnë paragjykimin, nuk e dallojnë te vetja e tyre. A është e vërtetë kjo edhe për ty? Si do t’i përgjigjeshe kësaj pyetjeje?

ÇFARË ËSHTË PARAGJYKIMI?

Studiuesit e kanë shumë të vështirë ta përkufizojnë paragjykimin. Disa thonë se është «një qëndrim ose mendim negativ ndaj një individi, vetëm sepse i përket një grupi të caktuar». Të tjerë thonë se ky qëndrim bazohet në «informacione të pamjaftueshme», të cilat çojnë në «paragjykimin e anëtarëve të një grupi». Sido që të jetë, dikush mund të paragjykohet për shkak të racës, peshës, gjinisë, gjuhës, fesë ose thuajse për çdo gjë që shihet si diçka e ndryshme.

ÇËSHTJE PERSONALE

Në përgjithësi, e kemi të vështirë ta dallojmë nëse po ushqejmë paragjykime në zemrën tonë. Bibla shpjegon arsyen pse është kështu, kur thotë: «Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër.» (Jeremia 17:9, Diodati i Ri) Prandaj, mund të jemi duke e gënjyer veten kur besojmë se jemi tolerantë ndaj çdo lloj njeriu. Ose mund të justifikohemi se kemi arsye të vlefshme për t’i parë me sy negativ njerëzit e grupeve të caktuara.

Si do të ndiheshe po të gjendeshe në një situatë të tillë?

Për ta ilustruar sa e vështirë është të dallojmë nëse ushqejmë paragjykime të fshehura, përfytyro skenarin e mëposhtëm: po ecën i vetëm natën në një rrugë të pandriçuar dhe të afrohen dy të rinj që s’i ke parë kurrë më parë. Ata duken të fortë dhe njëri prej tyre sikur ka diçka në dorë.

A del në përfundimin se ata përbëjnë kërcënim për ty? Kuptohet, mund të tregohesh i kujdesshëm për shkak të përvojave të mëparshme, por a e justifikojnë vërtet ato përvoja përfundimin se këta dy të rinj janë të rrezikshëm? Një pyetje pak më e thellë do të ishte: cilës racë ose cilit grupi etnik mendove se i përkitnin këta të rinj? Përgjigjja e kësaj pyetjeje mund të zbulojë shumë gjëra. Mund të tregojë se, në njëfarë mase, farat e paragjykimit janë mbjellë edhe te ti.

Nëse duam të jemi të ndershëm me veten, duhet ta pranojmë se thellë brenda nesh të gjithë ushqejmë sadopak paragjykime në forma të ndryshme. Edhe Bibla flet për një formë shumë të zakonshme paragjykimi, kur thotë: «Njerëzit i gjykojnë të tjerët nga pamja.» (1 Samuelit 16:7, Contemporary English Version) Meqë të gjithë e kemi këtë prirje njerëzore—shpesh me pasoja shkatërrimtare—a ka ndopak shpresë që ta kapërcejmë ose ta eliminojmë paragjykimin në jetën tonë? Dhe, a do të vijë ndonjëherë koha kur e gjithë bota të çlirohet nga paragjykimi?

SHTRIRJA GLOBALE E PARAGJYKIMIT

Kanada: «Megjithëse shumëllojshmëria e njerëzve [në këtë vend] është mirëpritur dhe janë marrë masa të shumta ligjore e politike për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve të ndryshme, racizmi ka vazhduar të jetë sfidë madhore për të drejtat e njeriut.»—Amnesty International, përmbledhje për Kanadanë, 2012.

Evropë: «Dyzet e tetë për qind e evropianëve besojnë se është bërë shumë pak për të ndalur diskriminimin në vendin e tyre.»—Intolerance, Prejudice and Discrimination: A European Report, 2011.

Afrikë: «Dhuna dhe diskriminimi kundër grave ishte ende e përhapur në mjaft vende.»—Amnesty International Report 2012.

Nepal: «Dalitët (‘të paprekshmit’)a vuajnë nga diskriminimi tejet i përhapur, veçanërisht në fushën ekonomike, shoqërore dhe kulturore.»—Human Rights Watch World Report, 2012.

Evropa Lindore: «Jashtë shtetit fajësohen për çdo gjë që ndodh, në vendin e tyre janë viktima të paragjykimit; romët e Evropës Lindore janë një problem që asnjë politikan s’dëshiron ta zgjidhë.»—The Economist, 4 shtator, 2010.

a Dalitët janë njerëzit më të varfër në vendet hinduiste. Ky emër u është vënë ngaqë bëjnë punë që konsiderohen të ndotura dhe të papastra. Njerëzit e tjerë nuk lejohen të flasin me «të paprekshmit».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo