PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE
Cilët do të shkojnë në qiell dhe pse?
Miliona veta shpresojnë të shkojnë në qiell pas vdekjes. Jezui tha se apostujt e tij besnikë do të jetonin atje. Para se të vdiste, u premtoi se do të përgatiste një vend për ta atje ku banonte Ati i tij qiellor.—Lexo Gjonin 14:2.
Pse njerëz nga toka do të ringjallen për të jetuar në qiell? Çfarë do të bëjnë atje? Jezui u tha apostujve se do të ishin mbretër dhe do të mbretërojnë mbi tokën.—Lexo Lukën 22:28-30; Zbulesën 5:10.
A shkojnë të gjithë njerëzit e mirë në qiell?
Në shumicën e vendeve, vetëm pak janë sundimtarë. Jezui ringjall njerëz për të jetuar në qiell që të mbretërojnë mbi tokën, prandaj pritet që këta të zgjedhur të jenë një numër i vogël. (Luka 12:32) Bibla tregon numrin e saktë të atyre që do të mbretërojnë me Jezuin.—Lexo Zbulesën 14:1.
Jezui u ka përgatitur një vend në qiell disa prej dishepujve të tij. A e di çfarë do të bëjnë atje?
Ata që shkojnë në qiell, nuk do të jenë të vetmit që do të shpërblehen. Nënshtetasit besnikë të Mbretërisë së Jezuit do të gëzojnë jetë pa fund në Parajsën e rivendosur në tokë. (Gjoni 3:16) Disa do të mbijetojnë nga shkatërrimi i këtij sistemi të lig dhe do të hyjnë në Parajsë. Kurse të tjerë do të hyjnë pasi të ringjallen.—Lexo Psalmin 37:29; Gjonin 5:28, 29.