BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp16 nr. 4 f. 5
  • Bibla i mbijetoi kundërshtimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bibla i mbijetoi kundërshtimit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Material i ngjashëm
  • Si erdhi Bibla tek ne?​—Pjesa e dytë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Sulmet ndaj Biblës
    Zgjohuni!—2011
  • Si erdhi Bibla te ne?
    Zgjohuni!—2007
  • Ata e donin fjalën e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
wp16 nr. 4 f. 5

TEMA KRYESORE | BIBLA​—HISTORIA E SAJ E MBIJETESËS

Bibla i mbijetoi kundërshtimit

RREZIKU: Shumë udhëheqës politikë e fetarë luftuan kundër mesazhit të Biblës. Shpesh e përdorën autoritetin e tyre që t’i pengonin njerëzit ta mbanin, ta prodhonin ose ta përkthenin Biblën. Ja dy shembuj.

  • Rreth vitit 167 p.e.s. mbreti seleukas Antioku Epifan, që përpiqej t’u impononte judenjve fenë greke, urdhëroi të shkatërroheshin të gjitha kopjet e Shkrimeve Hebraike. Siç shkroi historiani Hajnrih Grets, oborrtarët e tij «i grisnin e i digjnin rrotullat e Ligjit kudo që i gjenin, dhe i vrisnin ata që kërkonin forcë e ngushëllim në to».

  • Mesjeta: Të mërzitur që besimtarët e tyre po predikonin mësimet e Biblës dhe jo dogmat katolike, disa udhëheqës katolikë etiketonin si heretik çdo besimtar që kishte librat e Biblës dhe jo Psalmet në latinisht. Një këshill kishtar dha urdhër që disa pjesëtarë ‘të kërkonin heretikët me zell, me besnikëri dhe pareshtur . . . duke kontrolluar në çdo shtëpi e dhomë të nëndheshme ku dyshonin. . . . Shtëpia ku gjendej një heretik, duhej shkatërruar’.

Nëse armiqtë do ta kishin zhdukur Biblën, edhe mesazhi i saj do të ishte zhdukur.

Një faqe nga përkthimi i Biblës në anglisht nga Uilliam Tindali

Përkthimi në anglisht i Uilliam Tindalit mbijetoi pavarësisht nga ndalimi, djegia e Biblave dhe ekzekutimi i tij në vitin 1536

SI MBIJETOI BIBLA: Epiqendra e fushatës së mbretit Antiok ishte në Izrael, por judenjtë kishin formuar komunitete në shumë vende të tjera. Në fakt, studiuesit llogaritin se aty nga shekulli i parë i e.s. mbi 60 për qind e judenjve jetonin jashtë Izraelit. Në sinagoga judenjtë mbanin kopje të Shkrimeve, të njëjtat që u përdorën nga brezat e mëpasshëm, përfshirë të krishterët.​—Veprat 15:21.

Gjatë mesjetës ata që e donin Biblën, e përballuan me trimëri përndjekjen dhe vazhduan t’i përkthenin e t’i kopjonin Shkrimet. Ka mundësi që pjesë të Biblës të kenë ekzistuar në rreth 33 gjuhë edhe para se të shpikej shtypshkronja me germa të lëvizshme aty nga mesi i shekullit të 15-të. Më pas, Bibla u përkthye dhe u prodhua me shpejtësi të paparë.

REZULTATI: Pavarësisht nga kërcënimet e mbretërve të fuqishëm dhe të klerikëve të keqdrejtuar, Bibla është libri më i përhapur dhe më i përkthyer në histori. Ajo ka ndikuar në ligjet dhe gjuhët e disa vendeve, si edhe në jetën e miliona njerëzve.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo