Kur mund të raportohet një studim i ri biblik dhe cilat studime mund të shënohen?
Një studim i ri biblik mund të raportohet si i tillë, nëse është mbajtur dy herë pas vizitës në të cilën u tregua metoda e studimit sipas rregullit të vendosur dhe nëse ka arsye për të besuar se studimi do të vazhdojë. Çdo muaj duhet plotësuar dhe dorëzuar formulari «Raporti i studimit».
Çdo herë që mbahet një studim biblik, shënohet koha e shpenzuar dhe një rivizitë. Nëse rrethanat kërkojnë që një lajmëtar tjetër ta shoqërojë atë që drejton studimin dhe nëse që të dy marrin pjesë në studim në mënyrë domethënëse, të dy mund të shënojnë në raport kohën e shpenzuar. Megjithatë, vetëm drejtuesi i studimit do të raportojë rivizitën dhe studimin biblik. Zakonisht, nuk duhet të jetë e nevojshme që të marrin pjesë më shumë se dy lajmëtarë për të mësuar gjatë një studimi biblik që mbahet në shtëpi.
Ndonjëherë, një plak që bën pjesë në Komitetin e Shërbimit të Kongregacionit, mund t’i kërkojë një lajmëtari të drejtojë një studim biblik me dikë që është tashmë i pagëzuar, por që është bërë joaktiv. Kjo është në përputhje me masën që ka marrë Shoqata për të forcuar ata që duan ndihmë. Në këtë rast, mund të raportohet studimi bashkë me rivizitat përkatëse dhe koha që kemi harxhuar në shërbim.—Shih om faqet 103-104.
Prindërit janë përgjegjës para Jehovait për t’i mësuar dhe stërvitur fëmijët e tyre në adhurimin e vërtetë. (Ligj. 4:9; Efes. 6:4) Lidhur me këtë, është shumë e dobishme të mbahet një studim i rregullt familjar. Kryefamiljari ose prindi mund të bëjë raportin e një studimi biblik familjar që mbahet rregullisht, nëse përfshihen anëtarë të papagëzuar. Në raport mund të shënohet edhe koha e shpenzuar, jo më shumë se një orë, dhe një rivizitë për çdo javë që mbahet studimi.