BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/93 f. 5
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Material i ngjashëm
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Si të bësh kërkime?
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Si i jep këshillat?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Dëshmi e suksesshme me telefon
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 3/93 f. 5

Kutia e pyetjes

◼ A duhet t’i telefonojmë Shoqatës për të bërë pyetje biblike apo për të kërkuar këshilla personale?

Shumë njerëz e përdorin telefonin për të bërë shpejt një punë, por shpeshherë nuk është vetëm një çështje shpejtësie. Në botë, përparësia ndaj rehatisë personale është e zakonshme; njerëzit nuk duan të sforcohen.

Por, sa ndryshon kjo nga këshillat e Perëndisë! Ai na nxit ta kërkojmë njohurinë si një thesar të fshehur, gjë që nënkupton gatishmërinë tonë për t’u sforcuar. Përvoja mëson se duke bërë kështu provohet një kënaqësi e gjatë.—Prov. 21:1-4.

Një përpjekje e tillë është me vend, kur na lind një pyetje ndërsa përgatitemi për mbledhjet, ose kur ballafaqohemi me një problem personal. Në vend të një telefonate të thjeshtë drejtuar Shoqatës, do të ishte e dobishme të kërkonim vetë në Bibël apo në ndonjë botim tonin, veçanërisht në Watch Tower Publications Index, në treguesit e tij të çmuar të Shkrimeve apo subjekteve.

Nëse kemi akoma nevojë për ndihmë, pasi të «kemi kërkuar thesaret e fshehura» në këtë mënyrë, mund t’i drejtohemi ndonjë plaku të kongregacionit lokal. Pleqtë kanë një njohuri të konsiderueshme mbi Biblën dhe përvojë në kërkimin e informacioneve. Pasi janë më pranë nesh dhe e njohin më mirë gjendjen tonë, ndihma e tyre e ekuilibruar do të jetë veçanërisht e dobishme nëse kemi nevojë për këshilla mbi një problem apo vendim personal.—Krahaso Veprat 8:30, 31.

Nëse ende duket i nevojshëm kërkimi i informatave të mëtejshme direkt nga Shoqata, zakonisht është më mirë të shkruhet një letër. Pleqtë mund të ndihmojnë, gjithashtu, në përgatitjen e letrës. Duke shkruar, mund të përftohet një përgjigje e bazuar në kërkime të përshtatshme apo gjykime të kujdesshme, gjë që zakonisht është e pamundur me një telefonatë të thjeshtë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo