BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/93 f. 4
  • «Mësojuni gjërat që ju kam urdhëruar»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Mësojuni gjërat që ju kam urdhëruar»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Material i ngjashëm
  • Kthehu për të ndihmuar njerëzit që të mësojnë se si mund të jetojnë përgjithmonë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Trego kujdes të vërtetë për gjithë interesin e gjetur
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Si ta përdorim broshurën Një lajm i mirë nga Perëndia?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Kthehuni me gëzim për të ndihmuar të interesuarit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 5/93 f. 4

«Mësojuni gjërat që ju kam urdhëruar»

1 Për të bërë dishepuj është e nevojshme që të mësojmë. Para se ndonjë të bëhet dishepull i Krishtit, duhet t’i mësojmë «që të mbajë të gjitha gjërat» që Jezui ka urdhëruar. (Mat. 28:19, 20) Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është nëpërmjet një studimi biblik në shtëpi.

2 Nuk është gjithnjë e lehtë të fillohen studime biblike. Nëse kemi vështirësi për të gjetur një studim, nuk duhet të shkurajohemi. Që t’ia dalim mbanë për të filluar një studim biblik nevojitet vendosmëri dhe dëshirë e sinqertë për t’ia transmetuar të vërtetën të tjerëve.—Galat. 6:9.

3 Kultivoni interesin: Biseda fillestare mund të ngjallë një interes të kufizuar. Sipas rrethanave, mund t’i lini të zotit të shtëpisë një fletushkë, një broshurë ose revista. Mund të përdoret njëra prej këtyre botimeve për të filluar një studim biblik në shtëpi. Nëse personi tregon interes të mëtejshëm për mesazhin, në vizitën tjetër mund t’i ofrojmë një botim më të përshtatshëm.

4 Sekreti për t’ia dalë mbanë është përgatitja. Përse nuk zgjidhni që më parë një varg mes atyre të cituara në fletushkën, në broshurën apo në revistën mbi të cilën mendoni të bazoni bisedën në vizitën e mëtejshme? Duke bërë kështu do të jeni në gjendje të futni në bisedë disa aspekte të trajtuara në atë botim. Ndoshta mund të lexoni direkt nga ai botim një ose dy paragrafe.

5 Mund të thoni:

◼ «Jemi duke trajtuar disa aspekte të një profecie të jashtëzakonshme që po plotësohet tamam në kohën tonë.» Lexoni Mateun 24:3 dhe pastaj tregojini personit figurën dhe komentet në faqen 24 të broshurës «Shiko». Një prezantim i ngjashëm mund të përdoret edhe me broshurën A do të mbijetojë kjo botë?

6 Nëse vërehet interesim i vërtetë, duhet ta kultivojmë shpejt. Përpiquni të ktheheni brenda një jave, kur biseda e fundit do të jetë akoma e gjallë në mendjen e të zotit të shtëpisë. Çdo herë që ktheheni, trajtoni ndonjë paragraf të botimit që keni lënë. Pastaj, në çastin e duhur, mund t’i ofroni librin Të jetosh përgjithmonë, duke vazhduar me të njëjtën mënyrë.

7 Ka akoma shumë punë për të bërë në korrjen e madhe të parathënë nga Jezui. (Mat. 9:37, 38) Ndërsa vazhdojmë të mësojmë personat me zemër të ndershme, kemi sigurinë inkurajuese të Jezuit që, ai do të jetë «me ne të gjithë ditët deri në mbarimin e sistemit të gjërave».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo