Të drejtojmë një studim biblik në shtëpi
1 Si drejtohet një studim biblik i efektshëm? Çfarë shembulli themelor ndjek? Si mund t’i konsiderojmë shkrimet e materialit të studimit? Kush duhet t’i lexojë paragrafët? Përveç procedurës bazë, për të drejtuar një studim, çfarë nevojitet tjetër për të ndihmuar studentin që ta bëjë të tijën të vërtetën? Çfarë kurthesh duhen shmangur?
2 Si të drejtojmë një studim: Në përgjithësi në një studim biblik në shtëpi, flasim duke ndjekur modelin e studimit të Kullës së Rojës. Së pari, lexohet paragrafi që do të konsiderohet. Pastaj drejtuesi i studimit bën pyetjet e këtij paragrafi dhe lë studentin të përgjigjet. Në qoftë se studenti ngurron, drejtuesi duhet të jetë i përgatitur për të bërë pyetje sugjestive, të cilat e nxisin studentin të arsyetojë mbi përmbajtjen e argumentit dhe të arrijë përfundimin e saktë.
3 Konsidero se si aplikohen shkrimet në materialin e paragrafit. Tregoji studentit si identifikohen shkrimet dhe arsyeto me të se si aplikohen. Në qoftë se shkrimet janë cituar, por nuk janë shkruar, është mirë të hapim Biblën dhe t’i shikojmë, vetëm se të mos jenë shumë të gjata. Atëherë e lëmë studentin t’i lexojë dhe të komentojë se si e mbështet apo qartëson atë që është shkruar në paragraf.
4 Ndihmo studentin ta bëjë të tijën të vërtetën: Inkurajo studentin të përgatitet mirë për studimin. Thekso se leximi është jetësor për mësimin. Sa më shumë material studimi lexon dhe mediton studenti, aq më mirë është. Disa drejtues, gjatë studimit të Biblës, bëjnë që studenti t’i lexojë të gjithë paragrafët. Të tjerë alternohen me studentin në leximin e paragrafëve. Duhet përdorur një gjykim i mirë, duke mbajtur parasysh përparimin frymor të studentit.
5 Ta bëjmë materialin e studimit në mënyrë teorike mund ta ndihmojmë studentin të marrë njohuri, por a do të besojë ai në atë që po mëson. Në qoftë se ai dëshiron ta bëjë të tijën të vërtetën, duhet të shohë se si ndikon personalisht materiali tek ai. Çfarë ndien ai për atë që po mëson? Si mund ta përdorë atë që ka mësuar? Përdor pyetje të përshtatshme që të arrish zemrën e studentit.
6 Të shmangim kurthet: Ka kurthe që duhet të shmangim, kur drejtojmë një studim biblik. Kur hapet ndonjë argument që nuk ka lidhje me materialin që kemi, zakonisht është mirë ta diskutojmë në fund të studimit ose në ndonjë rast tjetër. Gjithashtu, është e rëndësishme që studenti t’i japë përgjigjet me fjalët e tij, në vend që t’i lexojë ato nga libri. Kjo do të të ndihmojë si drejtues që të përcaktosh nëse studenti e ka kuptuar materialin.
7 Përse nuk i vë qëllim vetes të drejtosh të paktën një studim Biblik? Nuk është detyrë e vështirë në qoftë se beson në Jehovain dhe ndjek procedurën themelore të studimit të Kullës së Rojës. Mënyra më e efektshme për t’u mësuar të tjerëve të vërtetën dhe për të bërë dishepuj është duke drejtuar studime Biblike në shtëpi. Duke bërë këtë, ti do të ndjesh gëzimin që jep pjesëmarrja në përmbushjen e plotë të urdhrit të dhënë nga Jezui në Mateun 28:19, 20.