Çfarë lloj personash duhet të jeni ju?
1 Koha e dhënies së llogarive për të gjithë njerëzimin është afër. Bibla e quan atë «dita e Jehovait». Ajo është koha kur gjykimi hyjnor do të ekzekutohet kundër të ligjve; ajo është gjithashtu një kohë çlirimi për të drejtët. Të gjithë personat që jetojnë do të thirren që të japin llogari për mënyrën se si e kanë përdorur jetën e tyre. Me këtë në mendje, Pjetri ngriti një pyetje që bën sondazh: «Çfarë lloj personash duhet të jeni ju?» Ai theksoi rëndësinë e ‘një sjelljeje të shenjtë, të veprave të devotshmërisë hyjnore dhe mbajtjen mirë në mendje të Ditës së Jehovait’, si edhe nevojën për të qenë ‘të papërlyer dhe të paqortueshëm, në paqe’.—2. Pjetr. 3:11-14.
2 Sjellje e shenjtë dhe vepra të devotshmërisë hyjnore: Sjellja e shenjtë përfshin vepra shembullore që tregojnë respekt për parimet e Biblës. (Titit 2:7, 8) Një i krishterë duhet të shmangë sjelljen e botës e cila është e motivuar nga egoizmi, dëshirat e mishit.—Rom. 13:11, 14.
3 «Devotshmëria hyjnore» është përshkruar si «një lidhje personale me Perëndinë, që rrjedh prej një zemre të prekur nga një çmueshmëri e thellë për cilësitë e tij tërheqëse». Zelli ynë në shërbim është një mënyrë që nxjerr në pah se ne e tregojmë këtë cilësi. Motivi ynë në predikim është më tepër se thjesht një ndjenjë detyre; ajo rrjedh nga një dashuri e thellë për Jehovain. (Mar. 12:29, 30) Duke qenë të motivuar nga një dashuri e tillë, e shikojmë shërbimin tonë si një shprehje kuptimplote të devotshmërisë sonë të shenjtë. Meqë devotshmëria jonë duhet të jetë e qëndrueshme edhe pjesëmarrja jonë në veprën e predikimit duhet të jetë e qëndrueshme. Ajo duhet të jetë një pjesë integrale e programit tonë javor të veprimtarive.—Hebr. 13:15.
4 Mbajtja «mirë në mendje» e ditës së Jehovait do të thotë ta mbajmë atë në radhë të parë në mendimet tona të përditshme, duke mos e katandisur atë që të ketë një vend prapa jodomethënës. Nënkupton të mbajmë interesat e Mbretërisë në vend të parë në jetën tonë.—Mat. 6:33.
5 Të papërlyer dhe të paqortueshëm, në paqe: Si pjesë e shumicës së madhe, ne ‘i kemi larë rrobat tona dhe i kemi zbardhur në gjakun e Qengjit’. (Zbul. 7:14) Të jesh «i papërlyer» nënkupton, pra, që ne duhet të mbrohemi me vendosmëri, që të mos spërkasim jetën tonë të dedikuar dhe të pastër me papastërtitë e botës. Ne e mbajmë veten të «paqortueshëm» duke refuzuar që qëllimet e paperëndishme dhe materialiste të shëmtojnë personalitetin tonë të krishterë. (Jak. 1:27; 1. Gjon. 2:15-17) Tregojmë se po jetojmë «në paqe», duke pasqyruar «paqen e Perëndisë» në të gjitha marrëdhëniet tona me të tjerët.—Filip. 4:7; Rom. 12:18; 14:19.
6 Nëse mbrohemi me sukses kundër njollosjes së botës, ky sistem gjërash, i cili është i dënuar nga Jehovai, nuk do të na japë kurrë formë. Më mirë të themi, veprat tona të mira do t’i ndihmojnë të tjerët që të shohin dallimin «ndërmjet një shërbëtori të Perëndisë dhe dikujt që nuk i shërben atij».—Rom. 12:2; Mal. 3:18.
7 Shumë nga ne kanë marrë pjesë në kongresin krahinor «Lavdërues të gëzuar» dhe ushqimi çlodhës frymor pa dyshim e ka intensifikuar dëshirën tonë për të treguar devotshmëri hyjnore. Shumë nga personat e rinj e kanë këtë dëshirë. Ne mund të jemi një bekim duke i ndihmuar ata që të marrin pjesë në shërbimin në fushë gjatë gushtit.
8 Kur ne me ndërgjegje qëndrojmë në «veprat e mira», emri i Jehovait lartësohet, kongregacioni forcohet dhe të tjerë marrin dobi. (1. Pjetr. 2:12) Le të jemi gjithmonë ata lloj personash.