BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/95 f. 1
  • Libri i ri thekson njohurinë e Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Libri i ri thekson njohurinë e Perëndisë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Material i ngjashëm
  • Libri Çfarë mëson vërtet Bibla?​—Mjeti ynë kryesor për studimet biblike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Njerëzimi ka nevojë për njohurinë e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Ndihmo të tjerët të fitojnë njohurinë që të çon në jetë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 11/95 f. 1

Të gjithë jemi rrëqethur me daljen e librit të ri në kongresin krahinor

Libri i ri thekson njohurinë e Perëndisë

1 Sa u kënaqëm me tërë programin e kongresit krahinor që u bë këtë verë! Të shtunën pasdite gëzimi ynë shpërtheu kur dëgjuam njoftimin në lidhje me librin e ri Njohuria që të çon në jetën e përhershme dhe informacionin përkatës që pasoi. Miliarda njerëz në tokë kanë nevojë të njohin se vetëm Perëndia mund të japë njohurinë mbi Perëndinë dhe Birin e tij Jezu Krishtin.​—Prov. 2:1-6; Gjoni 17:3.

2 Sa me gjallëri që i përshkroi oratori pjesët e librit! Titujt magjepsës të kapitujve, ilustrimet praktike, prezantimi pozitiv i së vërtetës, pyetjet jo të komplikuara dhe në fund të çdo kapitulli një kuti e titulluar «Provo njohurinë», janë midis gjërave që do të prekin të gjithë ata që do ta lexojnë atë. Por, studentët e Biblës do të përfitojnë në mënyrë të veçantë ndërsa me shpejtësi fitojnë mësimet themelore të Biblës.

3 Gjatë përfundimit të fjalimeve të shtunën dhe të dielën, ne u inkurajuam të kemi një studim familjar duke përdorur këtë libër të ri. Deri tani, na ka pëlqyer të njihemi me përmbajtjen e tij. Pa dyshim ke trajtuar gjithashtu disa pika për t’i pasur në mendje gjatë ofrimit të këtij libri të ri në fushë.

4 Pika për rishikim: Mund të rikujtosh se kur u prezantua tema «Përse njerëzimi ka nevojë për njohurinë e Perëndisë», oratori theksoi disa pika, duke përfshirë këto që vijojnë: (1) Kur përdor këtë libër për të drejtuar studime, nuk është e mençur të japësh material shtesë, i cili mund të errësojë pikat kryesore; përqendrohu vetëm në transmetimin e asaj që siguron libri në çdo kapitull. (2) Kapitujt kanë një gjatësi të përshtatshme, kështu që, zakonisht, ti mund të zhvillosh një të tërë çdo herë që studion. (3) Në fund të çdo kapitulli pyetjet në kutinë e titulluar «Provo njohurinë» do të sigurojnë një rishikim të përmbledhur.

5 Përdore në studime biblike: Mjaft lajmëtarë kanë pyetur nëse është e këshillueshme për të ndryshuar studimet e tyre biblike mbi këtë libër të ri. Nëse ti ke ecur mjaft me librin që tashmë po studion, do të jetë praktike që ta përfundosh studimin e atij botimi. Përndryshe, është e rekomandueshme që të kalosh në librin Njohuria. Nëse po përdor një broshurë ose një fletushkë për të filluar një studim biblik, paraqit librin e ri në kohën e përshtatshme dhe përdore për studimin. Më shumë informacion mbi përdorimin e librit Njohuria, do të paraqitet në Shërbimi ynë i Mbretërisë në muajt e ardhshëm.

6 Jehovai ka siguruar këtë libër të ri për të na ndihmuar që të mësojmë të tjerët mbi njohurinë që të çon në jetën e përhershme. Tani ne, duhet të përgatitemi mirë dhe të kemi pjesëmarrje të plotë në veprën që akoma kemi për të bërë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo