Lajme teokratike
Angola: Në përfundim të vitit të shërbimit, u arrit një maksimum prej 26.129 lajmëtarësh, që ishte më i lartë se në çdo kohë tjetër. Pati gjithashtu një maksimum me 1.309 pionierë të rregullt. Në gusht, mesatarja që u arrit ishte 15 orë dhe dy studime biblike për çdo lajmëtar.
Britania: Jemi të kënaqur të raportojmë se në gusht u arrit një maksimum prej 132.440 lajmëtarësh, që ishte më i lartë se në çdo kohë tjetër. Kjo përbën një rritje 2 përqind më shumë se vitin e kaluar të shërbimit.
Kili: Gjatë gushtit u arrit një maksimum i ri në lajmëtarë, që kapi shumën 50.283! Për herë të parë u kalua shifra 50.000. Lajmëtarët harxhuan mesatarisht 12 orë në shërbimin në fushë. Numri i plotë i studimeve biblike që u drejtuan ishte 63.732.
Shqipëria: Me numrin e 600 lajmëtarëve që raportuan gjatë gushtit, u arrit maksimumi i 28 radhazi.