BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/96 f. 1
  • Të shpallim lajmin e mirë pa pushim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të shpallim lajmin e mirë pa pushim
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Si do të dëgjojnë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Nga shtëpia në shtëpi pa pushim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Të predikojmë pareshtur
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Predikimi dhe mësimdhënia—Thelbësore për të bërë dishepuj
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 8/96 f. 1

Të shpallim lajmin e mirë pa pushim

1 Të krishterët e parë e morën shumë seriozisht shërbimin e tyre. Luka raportoi: «Çdo ditë në tempull dhe nga shtëpia në shtëpi, ata vazhdonin të mësonin dhe të shpallnin pa pushim lajmin e mirë mbi Krishtin, Jezuin.» (Vep. 5:42, BR) Asgjë, madje as persekutimi nuk mund t’i ndalte! (Vep. 8:4) Ata flisnin çdo ditë me të tjerët për të vërtetën.

2 Po për ne ç’mund të thuhet? Pyet veten: «A e kuptoj urgjencën e kohës? A kam prirjen për të vazhduar në shpalljen e lajmit të mirë pa pushim?»

3 Shembuj të predikimit pa pushim në ditët moderne: Një motër, që vuante nga poliomieliti, ishte e kufizuar me një mushkëri artificiale. Nuk kishte mundësi të shkonte në Sallën e Mbretërisë apo në asamble. Megjithatë, ishte dhënë plotësisht në shpalljen e lajmit të mirë. Gjatë izolimit të saj prej 37 vjetësh, ajo pati mundësi të ndihmonte 17 persona që të mësonin të vërtetën. Si arriti ta bënte? Megjithëse e pamundur të shkonte nga dera në derë, ajo çdo ditë gjente një mënyrë për t’u dhënë dëshmi joformale atyre që takonte.

4 Vëllezërve tanë në Bosnje u është dashur t’i bëjnë ballë luftës dhe humbjeve. Pavarësisht nga kjo, ata vazhdojnë t’u predikojnë të tjerëve. Lajmëtarët në Sarajevë kanë pasur një mesatare prej 20 orësh çdo muaj, si rezultat i shpalljes së lajmit të mirë të tjerëve dhe drejtojnë mesatarisht dy studime biblike secili. Pavarësisht nga rrethanat e tyre të mundimshme, ata predikojnë dhe mësojnë pa pushuar.

5 Edhe të rinjtë tregojnë zell në shërbim. Një familje Dëshmitarësh në Ruanda e futën në një dhomë, ku ushtarët ishin përgatitur për t’i vrarë. Familja kërkoi leje që në fillim të bënin një lutje. Kjo gjë u pranua dhe vajza e vogël, Debora, u lut me zë: «Jehova, këtë javë babi dhe unë kemi shpërndarë pesë revista. Si mund të kthehemi tek këta njerëz për t’u mësuar të vërtetën dhe për t’i ndihmuar të fitojnë jetën?» Për shkak të besimit të saj të fortë dhe dashurisë që kishte për shërbimin, gjithë familjes iu kursye jeta.

6 Sot, ekziston nevoja për të qëndruar syhapur ndaj mundësive për t’u dëshmuar të tjerëve dhe për të kërkuar ata që janë «drejtësisht të prirë për jetën e përhershme». (Vep. 13:48, BR) Sipas rrethanave lokale, pleqtë e kongregacionit marrin masa që grupi të japë dëshmi në kohën e përshtatshme, si gjatë mëngjesit, pasdites apo gjatë mbrëmjes. Artikujt në fletushkën Shërbimi Ynë i Mbretërisë dhe pjesët në Mbledhjet e Shërbimit, në asambletë qarkore dhe kongreset krahinore ofrojnë inkurajim dhe sugjerime të përshtatshme për të marrë pjesë në aspekte të ndryshme të dhënies së dëshmisë për Mbretërinë. Përveç këtyre, mbikëqyrësit qarkorë dhe krahinorë i stërvisin lajmëtarët në dëshminë në rrugë, u tregojnë se si të punojnë në territoret tregtare dhe vënë në dukje mënyra të tjera për të dhënë dëshmi kudo që gjenden njerëz. E gjithë kjo thekson nevojën për të shpallur lajmin e mirë pa pushim.

7 Apostujt e Jezuit deklaruan me guxim: «Sepse ne nuk mund të mos flasim për ato që kemi parë dhe dëgjuar.» Si qëndruan ata, pavarësisht nga të gjitha pengesat? Ata i kërkuan ndihmë Jehovait, gjë të cilën Jehovai ua dha dhe «të gjithë u mbushën me frymën e shenjtë dhe e thoshin fjalën e Perëndisë me guxim». (Vep. 4:20, 29, 31, BR) Jo gjithkush mund të bekohet me përvoja të bukura në shërbim, por nëse me të vërtetë dëshirojmë të shpallim lajmin e mirë pa pushim dhe nëse përpiqemi ta bëjmë në mënyrë të përditshme, Jehovai do të na ndihmojë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo