BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/97 f. 7
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Material i ngjashëm
  • Funeralet e krishtere​—Dinjitoze, të thjeshta dhe të miratuara nga Perëndia
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Një pikëpamje e krishterë për zakonet e funeralit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Ç’pikëpamje kanë Dëshmitarët e Jehovait për funeralet?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 3/97 f. 7

Kutia e pyetjes

◼ Kur kongregacionit i kërkohet që të ndihmojë në organizimin e një funerali, mund të ngrihen pyetjet e mëposhtme:

Kush duhet ta mbajë fjalimin e funeralit? Ky është një vendim që duhet marrë nga anëtarët e familjes. Ata mund të zgjedhin cilindo vëlla të pagëzuar me qëndrim të mirë. Nëse trupit të pleqve i kërkohet që të sigurojnë një orator, zakonisht ata do të zgjedhin një plak të aftë për të mbajtur një fjalim të bazuar në skemën e Shoqatës. Ndonëse të vdekurit nuk do t’i thuren lavde, mund të jetë e përshtatshme që të tërhiqet vëmendja në cilësitë shembullore që ai apo ajo ka shfaqur.

A mund të përdoret Salla e Mbretërisë? Mund të përdoret nëse është dhënë leja nga trupi i pleqve dhe nëse nuk i ndërfutet një mbledhjeje rregullisht të programuar. Salla mund të përdoret nëse i vdekuri ka pasur një reputacion të pastër dhe nëse ka qenë një anëtar i kongregacionit apo një fëmijë i mitur i një anëtari të tij. Nëse individi, me sjelljen e tij jo të krishterë, ka shkaktuar një nam të keq, apo nëse ekzistojnë faktorë të tjerë, që në mënyrë të pafavorshme mund ta njollosin kongregacionin, pleqtë mund të vendosin që të mos e lejojnë përdorimin e sallës.​—⁠Shiko librin Shërbimi ynë, faqe 62⁠-⁠63, anglisht.

Zakonisht, Sallat e Mbretërisë nuk përdoren për funeralet e jobesimtarëve. Mund të bëhet një përjashtim, nëse anëtarët e familjes që janë gjallë, marrin pjesë aktivisht si lajmëtarë të pagëzuar, nëse i vdekuri njihej nga një numër i konsiderueshëm anëtarësh të kongregacionit si njeri që ka pasur një qëndrim të favorshëm ndaj së vërtetës dhe me një reputacion të mirë për sjellje të ndershme në zonë, si dhe nëse në programin e funeralit nuk janë futur zakone botërore.

Kur lejojnë përdorimin e Sallës së Mbretërisë, pleqtë duhet të marrin në konsideratë faktin nëse është zakon që arkivoli pritet të jetë i pranishëm gjatë funeralit. Nëse është kështu, ata mund të lejojnë që ai të sillet në sallë.

Ç’mund të thuhet për funeralet e njerëzve nga bota? Nëse i vdekuri ka pasur një reputacion të mirë në zonë, një vëlla mund të mbajë një fjalim ngushëllues nga Bibla në funeralin pranë varrit. Kongregacioni do të refuzojë mbajtjen e funeralit për një person, i cili njihej për sjellje imorale e të paligjshme, apo mënyra e jetesës së të cilit binte shumë në kundërshtim me parimet biblike. Sigurisht që një vëlla nuk do të merrte pjesë bashkë me një klerik në kryerjen e një shërbese ekumenike, si dhe në asnjë funeral që bëhet në një kishë të Babilonisë së Madhe.

Ç’mund të thuhet nëse i vdekuri ishte një i përjashtuar? Në përgjithësi kongregacioni nuk do të përfshihet. Salla e Mbretërisë nuk do të përdoret. Nëse personi ka qenë duke dhënë prova pendimi dhe duke treguar dëshirën për t’u rifutur, ndërgjegjja mund t’ia lejojë një vëllai që të mbajë një fjalim biblik në funeralin pranë varrit, për t’u dhënë dëshmi jobesimtarëve dhe ngushëllim të afërmve. Megjithatë, përpara se të marrë këtë vendim, nga ana e vëllait do të ishte e mençur që të konsultohej me trupin e pleqve dhe të merrte në konsideratë ato gjëra që mund t’i rekomandonin. Në situata ku do të ishte e mençur që vëllai të mos përfshihej, për një vëlla që është anëtar i familjes së personit të vdekur, mund të ishte e përshtatshme që të mbante një fjalim për të ngushëlluar të afërmit.

Udhëzime të mëtejshme mund të gjenden në numrat e Kullës së Rojës së 15 tetorit 1990, faqe 30⁠-⁠31; 15 shtatorit 1981, faqe 31; 15 marsit 1980, faqe 5⁠-⁠7; 1 qershorit 1978, faqe 5⁠-⁠8; 1 qershorit 1977, faqe 347⁠-⁠348; 15 marsit 1970, faqe 191⁠-⁠192 si dhe ato të Zgjohuni! të 8 shtatorit 1990, faqe 22⁠-⁠23 dhe 22 marsit 1977, faqe 12⁠-⁠15, të gjitha këto, në anglisht.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo