Përkujtimi mbarëbotëror i vdekjes së Krishtit
1 Jehovai na ka mbuluar me shumë dhurata. Shuma totale e mirësive dhe e dashamirësisë së tij të dashur, përshkruhet në mënyrë të goditur si «dhurata e tij e papërshkrueshme falas». Po, «dashamirësia e pamerituar e Perëndisë» është kaq e mrekullueshme saqë është përtej aftësisë sonë për ta përshkruar.—2. Kor. 9:14, 15, BR.
2 Dhurata e tij më e madhe: Jezu Krishti, si Shpërblesa e njerëzimit, është dhurata më e madhe nga çdo dhuratë tjetër. Në shprehje të dashurisë së tij të madhe për botën e njerëzimit, Jehovai dha Birin e tij të dashur e të vetëmlindur. (Gjoni 3:16) Ky bekim i pamerituar nga Perëndia meriton të përkujtohet në mbarë botën. Kur dhe si? Mbrëmjen e së enjtes, më 1 prill 1999, të krishterët në mbarë botën do të përkujtojnë Darkën e Zotërisë, duke mbajtur Përkujtimin e flijimit më të madh të bërë ndonjëherë.—1. Kor. 11:20, 23-26.
3 Krishti vdiq për ne madje «kur ende ishim mëkatarë» dhe mund të tregojmë personalisht mirënjohjen tonë, duke mbajtur Përkujtimin e vdekjes së tij dhe duke ftuar të tjerë që të jenë të pranishëm me ne në këtë rast tepër të rëndësishëm.—Rom. 5:8, BR.
4 Ngjarja më e rëndësishme: Kremtimi i vdekjes së Krishtit në radhë të parë thekson faktin se ai e mbështeti në mënyrë të përkryer sovranitetin e Perëndisë. Gjithashtu, na kujton se mund të gëzojmë një qëndrim të pastër para Jehovait, duke ushtruar besim në flijimin e Jezuit, gjë që na siguron shpëtimin. (Vep. 4:12) Po, kjo është ngjarja më e rëndësishme e vitit!
5 Dashuria për të afërmin tregohet duke i ftuar ata që të kremtojnë bashkë me ne Darkën e Zotërisë. Dobitë e shpërblesës janë akoma në dispozicion të miliona personave që mësojnë mbi vlerën e saj të pashoqe. (Filip. 3:8) Ata që ushtrojnë besim në flijimin e Krishtit, mund të fitojnë shpresën e patundur të jetës së përhershme.—Gjoni 17:3.
6 Periudha e Përkujtimit na jep mundësi të veçanta për të treguar çmueshmëri për dashamirësinë e pamerituar e të pakrahasueshme të Perëndisë. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të marrë pjesë me zell në predikimin e lajmit të mirë të Mbretërisë së Perëndisë. Bekime të mëdha i presin të gjithë ata që meditojnë thellë mbi dhuratën e papërshkrueshme falas të Jehovait dhe marrin masa të jenë të pranishëm në përkujtimin e Darkës së Zotërisë që mbahet këtë vit!