BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/99 f. 7
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Material i ngjashëm
  • Përgatitu tani për një urgjencë mjekësore
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2023
  • Pikëpamja e Perëndisë për gjakun
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • A i njihni alternativat?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • A po e zvarritni?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 9/99 f. 7

Kutia e pyetjes

◼ A jemi të përgatitur për ndonjë rast urgjent?

Në botën moderne, «koha dhe ngjarja e paparashikuar» shpesh kombinohen për të krijuar nevojën e një ndërhyrjeje mjekësore urgjente, duke përfshirë edhe presionin e bërjes së një transfuzioni gjaku. (Ekl. 9:11, BR) Prandaj, që të mund të jemi të përgatitur për ndonjë ngjarje të tillë të mundshme, Jehovai ka siguruar ndihmë në shumë mënyra përmes organizatës së tij, por pret që edhe ne të bëjmë pjesën tonë. Më poshtë jepet një listë e plotë për të na ndihmuar në këtë drejtim.

• Të mbajmë me vete në çdo rast kartën e vitit, Deklaratë/Shfajësim mjekësor i mëparshëm.

• Të sigurohemi që fëmijët tanë e mbajnë me vete Kartën e Identitetit për atë vit.

• Të rishikojmë shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 1992, duke menduar mirë se si të arsyetojmë me mjekët dhe gjykatësit lidhur me trajtimin mjekësor të fëmijës sonë.

• Të rishikojmë artikujt që flasin për përbërësit e gjakut dhe alternativat e tij. (Rekomandohen: Kulla e Rojës, 1 shkurt 1995, faqe 31 dhe 1 qershor 1990, faqet 30 dhe 31; 1 mars 1989, faqet 30 dhe 31; Zgjohuni!, 8 dhjetor 1994, faqet 23-27; 8 gusht 1993, faqet 22-25; 22 nëntor 1991, faqe 10 (anglisht) dhe shtojcat e Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 1992 dhe nëntor 1990. T’i mbajmë të gjitha në një dosje, për t’i përdorur me lehtësi në rast urgjence.)

• Të vendosim në bazë të ndërgjegjes sonë nëse mund të lejojmë përdorimin e pajisjeve që e qarkullojnë gjakun jashtë trupit ose nëse mund të pranojmë produkte që përmbajnë pjesëza përbërëse të gjakut.

• Përpara se të shkojmë në spital, brenda mundësive, të vëmë në dijeni pleqtë që të mund të na ndihmojnë dhe nëse është e nevojshme, të kontaktojnë me Komitetin e Lidhjes me Spitalet (KLS). Kur është fjala për një fëmijë, t’u kërkojmë pleqve që në fillim të njoftojnë (KLS).

Të refuzojmë në mënyrë të qartë transfuzionin e gjakut: Raportet tregojnë se disa vëllezër e motra presin deri minutën e fundit për t’u thënë mjekëve që i trajtojnë se nuk duan t’u futet gjak. Kjo është diçka e padrejtë ndaj personelit mjekësor dhe të vë përballë rrezikut të një transfuzioni. Njohja e bindjeve tona nga mjekët, si edhe dëshirat tona të mbështetura nga dokumentet e firmosura, që përmbajnë udhëzimet tona specifike, do të bëjnë që mjekët të veprojnë pa vonesë dhe shpesh u jep atyre mundësi të tjera për një trajtim mjekësor pa gjak.

Pasi një rast mjekësor urgjent mund të ndodhë në çdo rast, zakonisht kur as e presim atë, le të marrim hapa që tani për të mbrojtur veten dhe fëmijët tanë nga një transfuzion gjaku.​—Fja 16:20; 22:3.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo