BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/03 f. 3
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Material i ngjashëm
  • Organizimi i veprës në fushën e gjuhës së huaj
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Metoda për të predikuar lajmin e mirë
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Mbikëqyrës që kullotin kopenë
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Mbaje të fortë marrëdhënien me Jehovain ndërsa shërben në fushë të huaj
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
km 1/03 f. 3

Kutia e pyetjes

◼ Kur është e përshtatshme të formohet një grup në një gjuhë të huaj?

Kur në territorin e një kongregacioni ka një popullsi mjaft të madhe që flet një gjuhë të huaj, pleqtë duhet të bëjnë ç’të munden për të organizuar veprën e predikimit në atë gjuhë. (km 7/02 f. 1; km-E 2/98 f. 3-4) Por ndoshta popullsia që flet këtë gjuhë të huaj është e shpërndarë në territorin e dy ose më shumë kongregacioneve fqinje. Në këtë rast, mbikëqyrësi(t) qarkor(ë) do të japë (japin) drejtimin e duhur, duke i ndihmuar kështu kongregacionet e përfshira që të bashkëpunojnë në veprën e predikimit. Në mënyrë periodike mund të merren masa që të mbahet një fjalim publik ose Studimi i Kullës së Rojës, për të përcaktuar se sa të pranishëm i ndjekin mbledhjet në atë gjuhë.

Grupi në gjuhë të huaj mund të formohet kur plotësohen kërkesat vijuese: (1) Ka lajmëtarë ose njerëz të interesuar që e kuptojnë më mirë lajmin e mirë në këtë gjuhë të huaj. (2) Ka një plak ose shërbëtor ndihmës të kualifikuar që mund të marrë drejtimin dhe të drejtojë të paktën një mbledhje javore. (3) Ka një trup pleqsh që janë të gatshëm të mbështetin grupin. Kur të jenë plotësuar këto kërkesa, pleqtë duhet të njoftojnë zyrën e degës, në mënyrë që grupi të njihet zyrtarisht dhe të jepen udhëzime të mëtejshme.

Fillimisht shumica e grupeve mbajnë çdo javë Studimin e Librit të Kongregacionit. Më vonë pleqtë mund të miratojnë që të bëhen edhe mbledhje të tjera, si Mbledhja Publike dhe Studimi i Kullës së Rojës. Fjalimet numër 2, 3 dhe 4 në Shkollën e Shërbimit Teokratik mund të paraqiten në një dhomë të ndarë, në qoftë se ka një plak ose shërbëtor ndihmës të kualifikuar që e flet këtë gjuhë e që mund të shërbejë si këshillues. Gjithsesi, grupi do të ndjekë së bashku me kongregacionin fjalimin për cilësinë oratorike, fjalimin e udhëzimit, pikat kryesore nga Bibla dhe Mbledhjen e Shërbimit. Mund të organizohen edhe mbledhje për shërbimin në fushë për grupin.

Të gjithë ata që marrin pjesë në grup punojnë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të trupit të pleqve. Pleqtë duhet të sigurojnë drejtim të ekuilibruar dhe të marrin nismën për t’u kujdesur për nevojat e grupit. Kur të vizitojë kongregacionin që po mbështet grupin, mbikëqyrësi qarkor do të marrë masa që të punojë edhe me grupin, për ta ndërtuar atë frymësisht. Me bekimin e Jehovait, grupi i formuar në gjuhë të huaj me kalimin e kohës mund të bëhet kongregacion.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo