BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/11 f. 2
  • A janë gati fëmijët e tu?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A janë gati fëmijët e tu?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Material i ngjashëm
  • Ndihmojini fëmijët t’u bëjnë ballë sfidave të shumta
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • A jeni gati për shkollën?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Si të kesh një familje të lumtur?—Pjesa 2
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Prindër—Stërvitini fëmijët të duan Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
km 7/11 f. 2

A janë gati fëmijët e tu?

1. Pse duhet të jenë të përgatitur fëmijët që do të shkojnë në shkollë?

1 Po afron viti i ri shkollor. Fëmijët e tu do të hasin pa dyshim sfida dhe presione të tjera. Por do të kenë edhe mundësi të tjera që ‘të japin dëshmi për të vërtetën’. (Gjoni 18:37) A janë gati?

2. Çfarë duhet të dinë fëmijët që të jenë të përgatitur?

2 A e kuptojnë fëmijët e tu se çfarë veprimesh nënkuptojnë pjesëmarrje në ceremonitë nacionaliste e në festat pagane dhe pse është e gabuar të marrin pjesë në to? A janë gati për të përballuar presionin që do t’u bëhet për të vazhduar arsimin e lartë, për t’u shoqëruar me një të seksit tjetër dhe për të pirë alkool e drogë? A do të thoshin vetëm që një aktivitet i papërshtatshëm nuk pranohet në fenë e tyre apo dinë si t’i shpjegojnë bindjet e tyre?​—1 Pjet. 3:15.

3. Si mund ta shfrytëzojnë prindërit mbrëmjen e Adhurimit Familjar për t’i përgatitur fëmijët?

3 Shfrytëzo Adhurimin Familjar: Sigurisht do të keni rast për të diskutuar gjatë gjithë vitit shkollor për problemet që do të lindin. Por përpjekjet e veçanta për t’i shqyrtuar këto probleme para se të fillojë shkolla, do t’i ndihmojë fëmijët të fitojnë siguri te vetja. Pse të mos shfrytëzosh një ose disa mbrëmje të Adhurimit Familjar për këtë? Mund t’i pyesësh fëmijët se çfarë u shkakton më tepër ankth kur mendojnë se do të fillojë përsëri shkolla. Çështjet që keni trajtuar vitet e mëparshme, mund t’i përsëritni tani që fëmijët janë më të rritur dhe kuptojnë më shumë. (Psal. 119:95) Mund të bëni prova ku ti merr rolin e mësuesit ose të një shoku shkolle. Mësoji fëmijët si të përgjigjen nga Bibla dhe si të përdorin mjete të tilla si librat Të arsyetojmë dhe Të rinjtë pyesin. Një nënë bënte prova me fëmijët e saj që t’i përgatiste t’u afroheshin mësuesve të rinj në fillim të çdo viti shkollor dhe t’u thoshin se ishin Dëshmitarë të Jehovait.​—Shih Kullën e Rojës të 15 dhjetorit 2010, faqet 3-5.

4. Çfarë bëjnë prindërit e mençur?

4 Sfidat që të rinjtë e krishterë duhet të kalojnë në këto ditë të fundit, bëhen gjithnjë e më tepër «të vështira për t’u përballuar». (2 Tim. 3:1) Prindërit e mençur përpiqen t’u paraprijnë. (Prov. 22:3) Para se të fillojë viti i ri shkollor, bëj gjithçka mundesh që t’i ndihmosh fëmijët të jenë gati.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo