BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/12 f. 1
  • «Vazhdoni ta bëni këtë»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Vazhdoni ta bëni këtë»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Material i ngjashëm
  • «Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim» Vdekja e Jezuit do të përkujtohet më 2 prill
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Le të tregojmë mirënjohjen tonë​—Përkujtimi do të mbahet më 17 prill
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Jehovai i bekon përpjekjet tona për të mbajtur Përkujtimin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Të përgatitemi për Përkujtimin me një zemër të gëzuar
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
km 3/12 f. 1

«Vazhdoni ta bëni këtë»

Përkujtimi do të mbahet më 5 prill

1. Pse është i rëndësishëm Përkujtimi?

1 «Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.» (Luka 22:19) Me këto fjalë, Jezui u dha urdhër dishepujve që të përkujtonin vdekjen e tij flijuese. Duke pasur parasysh gjithçka që u përmbush me anë të shpërblesës, nuk ka ditë më të rëndësishme ose më të çmuar për të krishterët sesa Përkujtimi i përvitshëm. Si mund t’ia tregojmë mirënjohjen Jehovait ndërsa afrohet 5 prilli, dita e Përkujtimit?​—Kolos. 3:15.

2. Si mund ta tregojmë mirënjohjen tonë për Përkujtimin me anë të studimit e meditimit?

2 Të përgatitemi: Zakonisht përgatitemi për gjërat që i konsiderojmë të rëndësishme. Mund të përgatitim zemrën për Përkujtimin duke shqyrtuar si familje ngjarjet që ndodhën gjatë ditëve të fundit të Jezuit në tokë dhe duke medituar për to. (Ezd. 7:10) Një listë e pjesshme e shkrimeve gjendet te kalendari dhe te broshura Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë, kurse një listë më e plotë bashkë me kapitujt korrespondues nga libri Njeriu më i madh gjendet në faqet 23-24 të Kullës së Rojës së 1 shkurtit 2011.

3. Si mund të marrim pjesë më shumë në shërbim që të tregojmë mirënjohjen për Përkujtimin?

3 Të predikojmë: Mund ta tregojmë mirënjohjen tonë edhe duke marrë pjesë sa më shumë në shërbim. (Luka 6:45) Duke filluar të shtunën më 17 mars, do të zhvillohet një fushatë mbarëbotërore për të ftuar njerëzit në Përkujtim. A mund ta përshtatni programin tuaj që të kaloni sa më shumë kohë në shërbim, ndoshta si pionier ndihmës? Pse të mos e diskutoni si familje gjatë Adhurimit Familjar të ardhshëm?

4. Çfarë dobish nxjerrim nga Përkujtimi?

4 Sa shumë përfitojmë nga pjesëmarrja në Përkujtim çdo vit! Gëzimi dhe dashuria jonë për Perëndinë rriten ndërsa meditojmë për bujarinë që ka treguar Jehovai duke dhënë Birin e tij të vetëmlindur si shpërblesë. (Gjoni 3:16; 1 Gjon. 4:9, 10) Kjo na detyron që të mos jetojmë më për vete. (2 Kor. 5:14, 15) Gjithashtu na rrit dëshirën të lëvdojmë Jehovain publikisht. (Psal. 102:19-21) Po, si shërbëtorë mirënjohës të Jehovait, presim me padurim mundësinë që do të kemi gjatë Përkujtimit më 5 prill ‘për të shpallur vdekjen e Zotërisë’.​—1 Kor. 11:26.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo