Mrekullitë e krijimit zbulojnë lavdinë e Perëndisë
Shumë njerëzve u pëlqen të soditin krijimin. Mirëpo, pak veta e kuptojnë se kështu po futen në mendjen dhe zemrën e Krijuesit tonë të Madh. (Rom. 1:20) Kohë më parë, Davidi mësoi për Jehovain me anë të Fjalës së Tij të frymëzuar. Por ai e «pa» Perëndinë dhe iu afrua edhe nëpërmjet krijimit. (Psal. 8:3, 4) DVD-ja me titull Mrekullitë e krijimit zbulojnë lavdinë e Perëndisë na ndihmon ne, fëmijët tanë dhe studentët tanë biblikë të shohim më nga afër disa krijime të Jehovait, cilësitë dhe personalitetin e Krijuesit tonë Madhështor dhe si rezultat të afrohemi me të. Pasi ta shihni DVD-në, përpiquni t’i përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme.
(1) Si e thellojnë vlerësimin tënd për Jehovain madhësia dhe organizimi i universit? (Isa. 40:26) (2) Kur e shohim më nga afër ujin, ç’mësojmë për Atë që e krijoi? (Zbul. 14:7) (3) Si e pasqyrojnë mençurinë e Jehovait madhësia e tokës dhe largësia e saj nga dielli? (4) Ç’rol luan hëna? (Psal. 89:37) (5) Si i ka projektuar Jehovai njerëzit që ta gëzojnë jetën? (6) Çfarë është ADN-ja? (Psal. 139:16) (7) Ku ndryshojnë njerëzit nga gjithë krijesat e tjera të Jehovait në tokë? (Zan. 1:26) (8) Çfarë prisni me padurim në botën e re?
Material shtesë: (9) Nga vijnë ngjyrat? (10) Si arrin uji të mposhtë forcën e rëndesës dhe të ngjitet në majë të pemëve? (11) Çfarë roli luan uji brenda trupit tonë? (12) Jepni shembuj të harmonisë që ekziston midis gjallesave. (13) Nga e dinë disa krijesa si të bëhen ortake me krijesa të tjera? (14) Çfarë është «këndi i artë» dhe si shfaqet në krijim?
«Vështroni me kujdes» veprat e duarve të Jehovait: Jezui na nxit ‘të vështrojmë me kujdes zogjtë e qiellit’ dhe ‘të mësojmë nga zambakët e fushës’. (Mat. 6:26, 28) Kjo mund të na rrënjosë besimin, të na forcojë sigurinë te Krijuesi dhe të na thellojë çmueshmërinë për mençurinë, dashurinë dhe fuqinë shpëtuese të Jehovait. Mos u shpërqendroni më kot nga gjërat e kësaj bote, por gjeni kohë dhe përpiquni të vështroni mrekullitë e krijimit të Jehovait dhe meditoni se ç’na tregojnë për Perëndinë tonë.—Psal. 19:1.