Vetëm dy qindarka
Një nga mënyrat e rëndësishme se si mbështetim interesat e Mbretërisë është duke kontribuar financiarisht për veprën mbarëbotërore të predikimit. Po si t’ia bëjmë nëse nuk jemi në gjendje të mirë ekonomike?
Një herë Jezui pa një vejushë të varfër që hodhi në thesarin e tempullit vetëm dy qindarka. Dashuria për Jehovain e shtyu të jepte «në skamjen e saj, . . . gjithë sa kishte, tërë atë që kishte për të jetuar». (Mar. 12:41-44) Fakti që Jezui e vuri re, tregon se ato dy qindarka kishin vlerë të madhe në sytë e Perëndisë. Po kështu, të krishterët e shekullit të parë nuk e shihnin përgjegjësinë për të mbështetur financiarisht predikimin si privilegj vetëm për të krishterët e pasur. Apostulli Pavël citoi shembullin e maqedonasve që, pavarësisht nga «varfëria e tyre e thellë . . . përgjëroheshin . . . që të kishin privilegjin të jepnin me dashamirësi».—2 Kor. 8:1-4.
Pra, edhe nëse mund të japim vetëm «dy qindarka», të mos harrojmë se shumë qindarka të mbledhura së bashku mund të bëjnë një shumë të madhe. Dhënia jonë nga zemra do t’i gëzojë zemrën Atit tonë bujar në qiell, sepse «Perëndia do një dhënës të gëzuar».—2 Kor. 9:7.