Si ta përdorim broshurën Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
Broshura e re na ndihmon t’i drejtojmë studentët biblikë tek organizata
1. Cilat janë tri qëllimet e broshurës Vullneti i Jehovait?
1 A keni filluar ta përdorni broshurën Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot? Qëllimi i saj është që studentët biblikë (1) të na njohin si popull, (2) të mësojnë për aktivitetet tona dhe (3) të shohin organizatën tonë në veprim. Broshura Vullneti i Jehovait përmban mësime njëfaqëshe të cilat mund të trajtohen për jo më shumë se pesë deri në dhjetë minuta në fund të çdo studimi.
2. Tregoni si është organizuar broshura dhe veçoritë e saj.
2 Si është organizuar: Broshura është ndarë në tri pjesë dhe secila prej tyre trajton një aspekt të veçantë të organizatës së Jehovait, siç u tha më sipër. Titulli i secilit prej 28 mësimeve është në formë pyetjeje dhe nëntitujt me shkronja të zeza më poshtë i përgjigjen asaj pyetjeje. Në çdo faqe ka fotografi nga më se 50 vende, me diçitura që tregojnë synimin e veprës sonë në mbarë botën. Disa mësime kanë kutinë «Mëso më shumë» me sugjerime që ta nxitim studentin t’i zbatojë.
3. Si ta përdorni broshurën Vullneti i Jehovait?
3 Si ta përdorni: Si fillim, drejtojani vëmendjen te pyetja që është edhe titulli i mësimit. Pastaj, ndërsa lexoni mësimin së bashku, theksoni nëntitujt me shkronja të zeza. Në fund, shqyrtoni pyetjet përmbledhëse në fund të faqes. Mund ta lexoni mësimin të gjithë njëherësh ose ta ndani në disa pjesë. Përdorni gjykimin për të vendosur cilat nga shkrimet e përmendura të lexoni. Mos harroni të ndaleni te figurat dhe te kutitë «Mëso më shumë». Në shumicën e rasteve mësimet duhen marrë me radhë. Megjithatë, ndihuni të lirë të kaloni te mësimet që trajtojnë ndonjë temë që i nevojitet më tepër studentit. Për shembull, nëse po afrohet kongresi ose asambleja mund të shkoni menjëherë te mësimi 11.
4. Pse jeni të lumtur për këtë mjet të ri?
4 Kur studiojmë Biblën me dikë, e ndihmojmë të njohë Atin tonë qiellor. Gjithsesi, duhet ta mësojmë edhe për organizatën e Jehovait. (Prov. 6:20) Sa të lumtur jemi për këtë mjet të ri që na ndihmon në këtë aspekt!