Të përdorim jw.org në shërbim
Siti ynë është një mjet i çmuar që na ndihmon të përhapim lajmin e mirë «deri në skajin më të largët të tokës». (Vep. 1:8) Shumica e njerëzve nuk e gjejnë vetë sitin jw.org. Ata dëgjojnë për këtë sit vetëm pasi një lajmëtar i drejton atje.
Një mbikëqyrës udhëtues ka shkarkuar në celular videon Pse ta studiosh Biblën? dhe shfrytëzon çdo rast për t’ua treguar të tjerëve. Për shembull, kur predikon nga shtëpia në shtëpi ai thotë: «Po flas me njerëzit shkurtimisht që t’i ndihmoj të gjejnë përgjigjet e tri pyetjeve të rëndësishme: pse ka kaq shumë probleme në botë? Si do t’i zgjidhë Perëndia? Dhe, ndërkohë, si mund t’i përballojmë ato? Kjo video e shkurtër tregon përgjigjet e këtyre pyetjeve.» Pastaj luan videon dhe sheh reagimin e personit. Kjo video i tërheq kaq shumë, sa mjaft veta nuk ia ndajnë sytë deri në fund. Më pas, mbikëqyrësi thotë: «Si keni dëgjuar, mund të kërkoni një studim biblik falas online. Meqë jam këtu, mund t’ju tregoj shkurtimisht si bëhet kjo.» Nëse i zoti i shtëpisë pranon, ai i demonstron si bëhet studimi duke përdorur broshurën Lajm i mirë. Nëse personi nuk ka kohë, lë takim që ta bëjë këtë herën tjetër. Kur shkon në një lokal për pak pushim, i thotë diçka të ngjashme dikujt që është ulur aty afër, pasi ka hapur një bisedë miqësore. A po e përdor jw.org në shërbim?