BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/14 f. 7
  • Këngë të reja adhurimi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Këngë të reja adhurimi
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Material i ngjashëm
  • Plot gëzim të lëvdojmë Jehovain me këngë
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
  • A jeni gati t’i këndoni Jehovait në mbledhje?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
  • Këndojini Jehovait!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Ide për studimin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
km 12/14 f. 7

Këngë të reja adhurimi

1 Në mbledhjen vjetore të fundit të Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania që u mbajt më 4 tetor 2014, u lajmërua se libri i këngëve që kemi tani do të rishikohet. Një lajm vërtet emocionues! Gjatë mbledhjes u theksua edhe një herë roli i rëndësishëm që duhet të kenë këngët e Mbretërisë në adhurimin tonë.​—Psal. 96:2.

2 Por, mund të pyesësh: «Pse ka nevojë për t’u rishikuar libri i këngëve?» Për disa arsye. Para së gjithash, kuptueshmëria jonë për Shkrimet vazhdon të rafinohet dhe kjo ndikon te teksti i këngëve. (Prov. 4:18) Një arsye tjetër është: shumë fjalë e shprehje në librin e tanishëm janë marrë nga versioni i mëparshëm i Përkthimit Bota e Re në anglisht. Prandaj këto tekste duhen rregulluar që të korrespondojnë me formulimet e versionit të ri. Meqenëse për të përditësuar tekstet duhej shumë punë, u vendos që të shtoheshin disa këngë të reja në librin e këngëve.

3 A duhet të presim derisa të shtypet një libër i ri e pastaj të fillojmë të përdorim këngët e reja? Jo. Me kënaqësi ju njoftojmë se gjatë muajve të ardhshëm do të dalin disa këngë të reja në sitin jw.org. Kur të dalë një këngë e re, do të përfshihet në fund të programit të Mbledhjes së Shërbimit me emërtimin «kënga e re».

4 Si t’i mësojmë këngët e reja: Mund të mos jetë e lehtë të mësosh një këngë të re. Por, ashtu si psalmisti, duam të këndojmë në mbledhjet e kongregacionit dhe ‘të mos pushojmë’. (Psal. 30:12) Për të mësuar një këngë të re, ndiq këto hapa të thjeshtë.

  • Dëgjoje disa herë versionin me piano të këngës, që do të dalë në sitin tonë. Sa më shumë ta dëgjosh melodinë e saj, aq më të lehtë do ta kesh ta mbash mend.

  • Studio tekstin e përpiqu ta mësosh përmendsh.

  • Pasi të kesh mësuar melodinë dhe tekstin, këndoje këngën. Vazhdo ta bësh këtë derisa ta zotërosh mirë.

  • Si familje, praktikojini këngët e reja disa herë gjatë Adhurimit Familjar derisa t’i mësoni mirë.

5 Në muajt e ardhshëm, sa herë është programuar një këngë e re në fund të Mbledhjes së Shërbimit, kongregacioni do të ketë mundësi të dëgjojë një herë versionin me piano. Pastaj kongregacioni mund ta këndojë këngën siç bëhet zakonisht.

6 Në fakt, këngët në mbledhjet tona na japin mundësi të ndiejmë gëzimin që vjen kur bashkojmë zërat në lavdi të Jehovait. Për këtë arsye, nuk duhet ta bëjmë zakon të largohemi nga vendi pa qenë nevoja kur prezantohet një këngë në mbledhjet tona të krishtere.

7 Ka edhe një mënyrë tjetër si mund të tregojmë vlerësimin e duhur për muzikën që përdorim në adhurim. Nëpër asamble e kongrese, para çdo sesioni vihet një interval muzikor. Dy herë në vit, motra e vëllezër të përkushtuar nga çdo skaj i botës udhëtojnë me shpenzimet e tyre për në Paterson, Nju-Jork, për të krijuar muzikën e bukur që përdorim në adhurim. Prandaj, kur drejtuesi na fton të ulemi e të dëgjojmë atë që ka përgatitur kjo orkestër, është mirë t’ia vëmë veshin. Kjo do të na ndihmojë të përgatitim zemrën për informacionin që vjen më pas.​—Ezd. 7:10.

8 Në përfundim të mbledhjes sot, do të këndojmë këngën e re me titull «Mbretëria u bë​—Le të vijë!» Kjo këngë, që doli për herë të parë gjatë mbledhjes vjetore të fundit, u kompozua enkas për 100-vjetorin e lindjes së Mbretërisë.

9 Këngët e reja janë pa dyshim «gjëra të mira» nga Jehovai. (Mat. 12:35a) Prandaj, le të jemi të vendosur t’i mësojmë këto këngë të reja e t’i këndojmë nga zemra, duke i dhënë lavdinë dhe nderimin që i takon Perëndisë!​—Psal. 147:1.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo