Të përdorim jw.org në shërbim—«Bëhu mik i Jehovait»
Te pjesa «Mësime biblike» në jw.org gjendet një rubrikë për fëmijë me titull «Bëhu mik i Jehovait» ku ka këngë, video dhe fletë për të mësuar. A e ke përdorur këtë rubrikë në shërbim? Nëse ke një student biblik që ka fëmijë të vegjël, pse të mos ia tregosh? Kjo mund ta shtyjë të shohë edhe pjesë të tjera të sitit.
Ndërsa shpërndante fletushkën Lajmërim i Mbretërisë nr. 38, një vëlla takoi një grua që filloi ta lexonte sapo e mori. Ajo kishte disa fëmijë të vegjël që ishin kureshtarë për fletushkën. Ai i shpjegoi shkurtimisht përmbajtjen dhe i tregoi adresën e sitit në faqen e pasme. Meqë ajo tregoi interes, shfrytëzoi rastin dhe në pajisjen e tij elektronike i tregoi asaj dhe fëmijëve një nga videot me Danielin.
Një motër i foli një kolegeje me fëmijë të vegjël për sitin tonë dhe për informacionet që mund të gjente atje për familjet. Gruaja u fut në sitin jw.org bashkë me fëmijët. Më vonë, i tregoi motrës se fëmijët po këndonin nëpër shtëpi këngën «Prediko fjalën», një nga këngët në rubrikën «Bëhu mik i Jehovait».
Familjarizohu me këtë rubrikë në jw.org dhe shkarko në pajisjen tënde elektronike një nga videot, këngët ose fletët për të mësuar. Kështu do të jesh i përgatitur ta përdorësh këtë rubrikë në shërbim. Ç’mjet i dobishëm që na ndihmon të shërbejmë si skllevër për Zotërinë!—Vep. 20:19.