Duke i predikuar një mamaje me vajzën në shtetin e Bengalit Perëndimor, Indi
Ide për prezantimin e botimeve
KULLA E ROJËS
Pyetja: Të gjithë kemi nevojë për ngushëllim hera-herës. Po ku mund ta gjejmë?
Shkrimi: 2Ko 1:3, 4
Oferta: Ky numër i Kullës së Rojës shqyrton si na jep ngushëllim Perëndia.
KULLA E ROJËS (faqja e fundit)
Pyetja: Disa mendojnë se Mbretëria e Perëndisë është një gjendje në zemrën e njeriut; të tjerë mendojnë se është rezultati i përpjekjeve njerëzore për të sjellë paqen në botë. Ju si mendoni?
Shkrimi: Dn 2:44
Oferta: Sipas Biblës, Mbretëria e Perëndisë është një qeveri reale. Ky artikull trajton çfarë thotë tjetër Bibla për Mbretërinë e Perëndisë.
MËSOJU TË TJERËVE TË VËRTETËN
Pyetja: Si ta dimë nëse Perëndia interesohet për ne?
Shkrimi: 1Pj 5:7
E vërteta: Perëndia na fton t’i lutemi, sepse ai interesohet për ne.
FORMO PREZANTIMIN TËND
Ndiq modelin e mësipërm për të ndërtuar prezantimin tënd.