BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp20 nr. 3 f. 4-5
  • Krijuesi ynë i dashur merakoset për ne

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Krijuesi ynë i dashur merakoset për ne
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • 1. FALË KRIJUESIT TONË, DIELLI LIND
  • 2. FALË KRIJUESIT TONË, SHIU BIE
  • 3. FALË KRIJUESIT TONË, KEMI USHQIM E VESHJE
  • Jini mirënjohës për shiun
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Kërko Mbretërinë, jo gjërat materiale
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Të mësojmë se si është Krijuesi ynë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Ai që bëri gjithçka
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
wp20 nr. 3 f. 4-5
Dielli ngrihet prapa maleve.

Krijuesi ynë i dashur merakoset për ne

1. FALË KRIJUESIT TONË, DIELLI LIND

A e imagjinon jetën pa dritën e diellit? Dielli siguron energjinë e nevojshme që pemët të çelin gjethe e lule dhe të japin fruta e fara. Gjithashtu i ndihmon pemët të thithin ujin nga toka te rrënjët, te gjethet lart dhe në fund të çlirohet në ajër si avull.

Pamje ajrore e një plantacioni të harlisur çaji në një shpat mali.

2. FALË KRIJUESIT TONË, SHIU BIE

Shiu, një dhuratë e paçmuar e Perëndisë, bën që toka të japë ushqim, që të kemi ç’të hamë. Perëndia sjell shira nga qielli dhe stinë të frytshme, na jep ushqim me bollëk dhe na i mbush zemrat plot gëzim.

Një zog i ulur në një degë peme zgjatet të kapë një frutë të vockël që po bie.

3. FALË KRIJUESIT TONË, KEMI USHQIM E VESHJE

Shumë baballarë janë në ankth për të siguruar bukën e gojës dhe veshje për familjen. Vër re çfarë thonë Shkrimet: «Vështroni me kujdes zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në depo, e megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju më shumë se ata?»—Mateu 6:25, 26.

«Shihni si rriten zambakët e fushës dhe mësoni prej tyre. . . . Megjithatë unë po ju them se as [Mbreti Solomon], me gjithë madhështinë e tij, nuk ishte i veshur si një prej tyre. Tani, nëse Perëndia i vesh kështu bimët e fushës, . . . a nuk do t’ju veshë shumë më tepër ju?!»—Mateu 6:28-30.

Përderisa Perëndia mund të na sigurojë ushqim dhe veshje, s’ka dyshim që do të na ndihmojë të plotësojmë edhe nevoja të tjera jetike. Nëse bëjmë çmos të kryejmë vullnetin e Perëndisë, ai mund t’i bekojë përpjekjet tona për të kultivuar ushqimin që na duhet ose për të gjetur një punë që të blejmë çfarë na nevojitet.—Mateu 6:32, 33.

Kur mbajmë parasysh diellin, shiun, zogjtë dhe lulet, kemi plot arsye ta duam Perëndinë. Artikujt në vazhdim do të trajtojnë si ka komunikuar Krijuesi me njerëzimin.

Falë Krijuesit, «dielli lind . . . dhe shiu bie». —MATEU 5:45

Krijuesi ynë ka dashuri dhe merak të madh për ne. Ai kujdeset për familjen e tij si një atë i dashur. Në Shkrimet e Shenjta, Perëndia përshkruhet si ai që na siguron me bujari gjërat e nevojshme, ‘madje përpara se t’ia kërkojmë’.—Mateu 6:8.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo