BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp21 nr. 2 f. 7-9
  • Kur do të vijë fundi?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kur do të vijë fundi?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • SHQYRTO DY POHIME TË JEZUIT PËR FUNDIN:
  • SHENJA
  • «DITËT E FUNDIT»
  • PARAJSA NË TOKË ËSHTË AFËR
  • Marrin përgjigje katër pyetje rreth fundit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • A po jetojmë në «ditët e fundit»?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Qëllimi i Perëndisë do të realizohet së shpejti
    Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh?
  • A është afër fundi i botës?
    Çfarë na mëson Bibla?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
wp21 nr. 2 f. 7-9
Jezui u shpjegon apostujve shenjën e ditëve të fundit.

Kur do të vijë fundi?

Siç mësuam nga artikulli i mëparshëm, fundi i botës për të cilin flet Bibla, nuk nënkupton fund për tokën ose njerëzimin. Përkundrazi bëhet fjalë për fundin e sistemit të sotëm të korruptuar dhe të atyre që e përkrahin. A e thotë Bibla kur do t’i vijë fundi këtij sistemi të lig? Le të shikojmë çfarë tha Jezui.

SHQYRTO DY POHIME TË JEZUIT PËR FUNDIN:

«Qëndroni vigjilentë, sepse nuk e dini as ditën, as orën.»—MATEU 25:13.

«Mbani sytë hapur dhe rrini zgjuar, sepse nuk e dini se kur është koha e caktuar.»—MARKU 13:33.

Pra, asnjë në tokë nuk e di me saktësi kur do t’i vijë fundi këtij sistemi, ama Perëndia ka vendosur një ‘kohë të caktuar’—«ditën ose orën» fikse—kur do të sjellë fundin. (Mateu 24:36) A do të thotë kjo se s’ka si ta dimë nëse fundi është afër? Aspak. Jezui u tregoi dishepujve ose ndjekësve të tij, të ishin të vëmendshëm ndaj disa ngjarjeve që do të nënkuptonin se fundi ishte te pragu.

SHENJA

Këto ngjarje do të ishin shenja «e përfundimit të sistemit». Jezui tha: «Do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie e do të ketë mungesa ushqimi dhe tërmete nga njëri vend në tjetrin.» (Mateu 24:3, 7) Tha se do të kishte edhe «murtaja», pra sëmundje epidemike. (Luka 21:11) A i dallon edhe ti ngjarjet që profetizoi Jezui?

Sot njerëzit vuajnë si pasojë e luftërave shkatërrimtare, urisë, tërmeteve dhe sëmundjeve që s’kanë të sosur. Për shembull, në vitin 2004, një tërmet i fuqishëm në Oqeanin Indian shkaktoi një tsunami që vrau rreth 225.000 njerëz. Për 3 vjet, pandemia e COVID-19 shkaktoi rreth 6,9 milionë vdekje në gjithë botën. Jezui tha se ngjarje të tilla do të tregonin se fundi i sistemit do të ishte afër.

«DITËT E FUNDIT»

Periudhën fiks para fundit, Bibla e quan «ditët e fundit». (2 Pjetrit 3:3, 4) Sipas 2 Timoteut 3:1-5, ditët e fundit do të karakterizoheshin nga një rënie e theksuar morale. (Shih kutinë «Fiks para fundit të botës».) A nuk e sheh që njerëzit janë egoistë, lakmitarë, të egër dhe pa pikë dashurie? Edhe kjo tregon se po jetojmë shumë afër fundit të botës.

Sa do të zgjatin ditët e fundit? Sipas Biblës, vetëm ‘një periudhë të shkurtër kohe’. Pastaj Perëndia do të shkatërrojë «ata që shkatërrojnë tokën».—Zbulesa 11:15-18; 12:12.

Luftëra

Ushtarë në betejë që gjuajnë me armë nga një barrikadë.
  • Nga viti 2007 deri më 2017, vdekjet nga konfliktet e armatosura dhe nga terrorizmi janë rritur 118 për qind

Sëmundje

Një burrë i sëmurë i shtruar në spital.
  • Ndër më vdekjeprurëset janë sëmundjet e zemrës, hemorragjia cerebrale, sëmundjet e mushkërive, sëmundjet foshnjore, sëmundjet diarreike, kanceri, tuberkulozi

Uri

Një vajzë e vogël që po vdes urie mban në dorë një tas.
  • Në vitin 2021 vuajti nga uria 9,8 për qind e popullsisë së botës dhe thuajse një në tre fëmijë nën moshën 5-vjeçare, ishin të kequshqyer dhe të pazhvilluar

Predikim në shkallë globale

Dy Dëshmitarë të Jehovait pranë një stende literature po flasin me një djalë të ri.
  • Mbi 8,6 milionë Dëshmitarë të Jehovait shpërndajnë literaturë të bazuar në Bibël në mbi 1.000 gjuhë, në 240 vende

PARAJSA NË TOKË ËSHTË AFËR

Tashmë Perëndia e ka caktuar ditën dhe orën kur do t’i japë fund sistemit të tanishëm të lig. (Mateu 24:36) Por e bukura e kësaj nuk mbaron këtu: Perëndia «nuk dëshiron që të shkatërrohet ndonjë». (2 Pjetrit 3:9) Ai po i jep mundësi njerëzimit ta përputhë jetën me standardet e tij. Pse? Sepse dëshiron t’i mbijetojmë fundit të botës dhe të jetojmë në botën e tij të re, ku toka do të jetë parajsë.

Perëndia ka organizuar një program mësimi mbarëbotëror që t’i ndihmojë njerëzit të mësojnë si të jenë pjesë e botës së re nën Mbretërinë e tij. Jezui tha se lajmi i mirë për Mbretërinë do të predikohej «në gjithë tokën e banuar». (Mateu 24:14) Dëshmitarët e Jehovait përreth botës, harxhojnë miliarda orë që t’u predikojnë dhe t’u mësojnë njerëzve mesazhin shpresëdhënës të Biblës. Jezui tha se kjo fushatë predikimi do të bëhej në të gjithë tokën, para se të vinte fundi.

Qeverisja njerëzore i ka orët e numëruara. Por lajmi i mirë është se ti mund t’i mbijetosh fundit dhe të jetosh në parajsën tokësore që ka premtuar Perëndia. Artikulli tjetër do të tregojë çfarë mund të bësh që të jetosh në botën e re.

FIKS PARA FUNDIT TË BOTËS

«Në ditët e fundit do të ketë kohë kritike, të vështira për t’u përballuar. Njerëzit do të jenë të dashuruar me veten, lakmues parash, mburravecë, fodullë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të pabesë, pa përzemërsi të natyrshme, nuk do të jenë të gatshëm për asnjë marrëveshje, shpifës, pa vetëkontroll, të egër, pa dashuri për mirësinë, tradhtarë, kokëkrisur, të krekosur, që duan kënaqësitë dhe jo Perëndinë, që duket sikur janë të përkushtuar ndaj Perëndisë, por fuqia e këtij përkushtimi nuk ndikon në jetën e tyre.»—2 TIMOTEUT 3:1-5.

Profecia e Jezuit për «ditët e fundit» na jep arsye për të shpresuar

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo