BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 143
  • A është mëkat të pish duhan?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A është mëkat të pish duhan?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • A thotë gjë Bibla se marihuana ose drogat e tjera mund të përdoren për zbavitje?
  • Ç’duhet të di për duhanin?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
  • A ka rëndësi për Perëndinë nëse unë pi duhan?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Ç’pikëpamje ka Perëndia për duhanin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Përse duhet lënë duhani?
    Zgjohuni!—2000
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 143
Duke pirë një cigare

A është mëkat të pish duhan?

Përgjigjja e Biblës

Bibla nuk përmend as pirjen e duhanita dhe as mënyra të tjera të përdorimit të duhanit. Megjithatë përmban parime që na tregojnë se Perëndia nuk i miraton praktikat e papastra dhe të dëmshme, prandaj e konsideron mëkat pirjen e duhanit.

  • Respekti për jetën. ‘Perëndia u jep të gjithëve jetë dhe frymë.’ (Veprat 17:24, 25) Meqë jetën e kemi dhuratë nga Perëndia, nuk duhet të bëjmë asgjë që do të na e shkurtonte jetën, si për shembull, të pimë duhan. Në mbarë botën pirja e duhanit është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve të parakohshme.

  • Dashuria për të afërmin. «Duaje të afërmin tënd si veten.» (Mateu 22:39) Kur pi duhan në prani të të tjerëve, nuk tregon dashuri. Ata që ekspozohen vazhdimisht ndaj tymit të dorës së dytë rrezikojnë më tepër të preken nga të njëjtat sëmundje që vuajnë shpesh duhanpirësit.

  • Domosdoshmëria për të qenë të shenjtë. «Paraqitni trupat tuaj si një flijim të gjallë, të shenjtë e të pranueshëm për Perëndinë.» (Romakëve 12:1) «Le të pastrohemi nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës, dhe ta përsosim shenjtërinë në frikën e Perëndisë.» (2 Korintasve 7:1) Pirja e duhanit është diçka e panatyrshme dhe bie ndesh me të qenët të shenjtë, pra të pastër e të pandotur, meqë kush pi duhan, konsumon qëllimisht toksina që i dëmtojnë seriozisht trupin.

A thotë gjë Bibla se marihuana ose drogat e tjera mund të përdoren për zbavitje?

Në Bibël nuk përmendet me emër as marihuana (e njohur edhe si kanabis ose hashash) dhe as droga të tjera të ngjashme. Megjithatë, disa parime të saj ndalojnë përdorimin për zbavitje të substancave të tilla që krijojnë varësi. Përveç parimeve që përmendëm më sipër, zbatohen edhe parimet e mëposhtme.

  • Duhet të ruajmë aftësinë për të menduar. «Duaje Jehovain, Perëndinë tënd . . . me gjithë mendjen tënde.» (Mateu 22:37, 38) «Ruani plotësisht gjykimin.» (1 Pjetrit 1:13) Kush abuzon me drogat, nuk mund të mendojë kthjellët, e madje shumë veta kanë krijuar varësi ndaj saj. Në vend se të mendojnë gjëra të dobishme, u rri mendja te droga, si ta sigurojnë e ta përdorin.​—Filipianëve 4:8.

  • Bindja ndaj ligjeve të shtetit. ‘Jini të bindur ndaj qeverive dhe autoriteteve.’ (Titit 3:1) Në shumë vende ka ligje specifike që kontrollojnë përdorimin e disa drogave. Nëse duam t’i pëlqejmë Perëndisë, duhet t’u bindemi autoriteteve.​—Romakëve 13:1.

Duhani dhe shëndeti

Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit se çdo vit, rreth gjashtë milionë njerëz vdesin për shkak të sëmundjeve që lidhen me përdorimin e duhanit, përfshirë edhe mbi 600.000 duhanpirës pasivë. Shqyrto si ndikon duhani te shëndeti i duhanpirësve dhe i të tjerëve përreth tyre.

Kanceri. Tymi i duhanit përmban mbi 50 substanca kimike kanceroze. Një enciklopedi (Encyclopædia Britannica) thotë se tymi i duhanit «besohet të jetë shkaktari i 90 për qind të rasteve të kancerit të mushkërive». Tymi i duhanit mund të shkaktojë kancer edhe në organe të tjera, si në gojë, trake, ezofag, fyt, laring, mëlçi, pankreas dhe në fshikëzën e urinës.

Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Tymi i duhanit rrit rrezikun e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes, si të pneumonisë dhe të gripit. Fëmijët që thithin rregullisht tym të dorës së dytë, janë më të prirur të vuajnë nga astma, nga kolla kronike e priren t’i kenë mushkëritë më pak të zhvilluara e funksionale.

Sëmundjet e zemrës. Duhanpirësit rrezikojnë më tepër të pësojnë iktus ose të preken nga sëmundjet e zemrës. Monoksidi i karbonit, që gjendet te tymi i duhanit, kalon kollaj nga mushkëritë në gjak, ku zëvendëson oksigjenin. Meqë në gjak mbetet më pak oksigjen, zemra duhet të punojë më shumë që të furnizojë trupin me oksigjen.

Pasojat te shtatzënia. Gratë shtatzëna që pinë duhan, rrezikojnë më tepër që fëmija të lindë para kohe, nën peshë ose me defekte të tjera, siç është buza e çarë. Këto foshnja mund të kenë edhe probleme me frymëmarrjen ose të preken nga sindroma e vdekjes së papritur foshnjore.

a Pirja e duhanit këtu i referohet thithjes së tymit të duhanit direkt nga cigaret, purot, llullat ose llullat me ujë. Gjithsesi, parimet që shqyrtohen, zbatohen njëlloj edhe për duhanin që përtypet, për atë që thithet me hundë, për cigaret elektronike që përmbajnë nikotinë dhe për produkte të tjera të ngjashme.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo