-
Si duhet t’i lutemi Perëndisë?Zgjohuni!—2012 | Shkurt
-
-
Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe në tokë.
-
-
Si duhet t’i lutemi Perëndisë?Zgjohuni!—2012 | Shkurt
-
-
«Ardhtë mbretëria jote.» Mbretëria e Perëndisë është një qeveri mbretërore në duart e Jezu Krishtit, mbretit të saj. Së shpejti, e gjithë toka do të jetë nën sundimin e tij. «Atij iu dha sundim, lavdi dhe mbretëri»,—thuhet te Danieli 7:14. Mbretëria e Perëndisë ‘do të vijë’ kur të ndërhyjë në çështjet njerëzore duke thërrmuar të gjitha mbretëritë kundërshtare e duke marrë plotësisht nën kontroll tokën.—Danieli 2:44.
«U bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe në tokë.» Nën sundimin e Mbretërisë, njerëzimi do t’i nënshtrohet vullnetit të Perëndisë. Si rrjedhojë, do të mbizotërojë paqja e vërtetë dhe të gjithë njerëzit do të adhurojnë Perëndinë në përputhje me vullnetin e tij. Politika përçarëse dhe feja e rreme nuk do të ekzistojnë më. Duke përdorur një gjuhë të figurshme, Zbulesa 21:3, 4 thotë se «tenda e Perëndisë» do të jetë «me njerëzit» dhe se «ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme shkuan.»
-