BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w03 15/12 f. 28-29
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Vegime për ata që janë në qiejt e padukshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Lind Mbretëria e Perëndisë!
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
w03 15/12 f. 28-29

Pyetje nga lexuesit

A donte të thoshte Jezui në lutjen e tij model se vullneti i Perëndisë po bëhej në qiell, edhe pse engjëjt e ligj nuk ishin dëbuar ende?

Siç është shkruar te Mateu 6:10, Jezui tha: «U bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe mbi tokë.» Kjo kërkesë mund të kuptohet në dy mënyra. Si një kërkesë që të bëhej vullneti i Perëndisë në tokë siç po bëhej tashmë në qiell ose si një kërkesë që të bëhej plotësisht ky vullnet edhe në qiell, edhe në tokë.a Domethënia që kanë fjalët e mëparshme të Jezuit, «ardhtë mbretëria jote», tregon se kuptimi i dytë përputhet më shumë me Shkrimet. Ai pasqyron se cila ishte gjendja kur ishte Jezui në tokë dhe gjatë shekujve më pas. Në ç’mënyrë?

Libri i Zbulesës tregon dy gjëra të veçanta që ndodhën si pasojë e vendosjes së Mbretërisë së Perëndisë në qiell. E para ka të bëjë me qiellin, e dyta me tokën. Në Zbulesën 12:7-9, 12 thuhet: «Në qiell shpërtheu lufta: Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit; edhe dragoi dhe engjëjt e tij luftuan, por nuk fitoi dhe për ta nuk u gjend më vend në qiell. Kështu, dragoi i madh u hodh poshtë, gjarpri i hershëm, ai që quhet Djall dhe Satana, i cili mashtron gjithë tokën e banuar; u hodh poshtë në tokë ai dhe engjëjt e tij bashkë me të. Prandaj, gëzohuni, o qiej dhe ju që banoni në ta! Mjerë për tokë e për det, sepse Djalli ka zbritur ndër ju, duke pasur zemërim të madh, duke e ditur se ka një periudhë të shkurtër kohe!»

Me dëbimin e Satanait e të demonëve pas vitit 1914 qielli u pastrua nga të gjithë rebelët frymorë. Kjo i solli shumë gëzim bijve engjëllorë besnikë të Jehovait, të cilët pa dyshim përbëjnë pjesën më të madhe të krijesave të tij frymore. (Jobi 1:6-12; 2:1-7; Zbulesa 12:10) Në këtë mënyrë u përmbush kërkesa në lutjen model të Jezuit për sa i përket qiellit. Të gjithë ata që mbetën në qiell ishin besnikë ndaj Jehovait dhe plotësisht të nënshtruar ndaj sovranitetit të tij.

Duhet theksuar se edhe përpara kësaj, kur engjëjt e ligj ende mund të shkonin në qiell, ata ishin të përjashtuar nga familja e Perëndisë dhe u ishin vënë kufizime të qarta. Për shembull, në letrën e Judës, në vargun 6 zbulohet se tashmë në shekullin e parë të e.s., ata ‘ruheshin me vargonj të përjetshëm në errësirën e dendur [frymore] për gjykimin e ditës së madhe’. Po kështu te 2 Pjetrit 2:4 thuhet: «Perëndia nuk ua kurseu ndëshkimin engjëjve që mëkatuan, por duke i hedhur në Tartar [një gjendje poshtërimi të thellë], ua dorëzoi thellësive të errësirës së dendur [frymore] që të ruhen për gjykimin.»b

Krejt ndryshe nga gjendja e tyre si të dëbuar ndërsa gjendeshin ende në qiell, engjëjt e ligj kanë ushtruar shumë autoritet në tokë. Në fakt Fjala e Perëndisë e quan Satanain «sundimtari i kësaj bote» dhe demonët i quan ‘sundimtarët botërorë të kësaj errësire’. (Gjoni 12:31; Efesianëve 6:11, 12; 1 Gjonit 5:19) Për shkak të autoritetit që ka, Djalli mundi t’i ofronte Jezuit «të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre» në këmbim të një akti adhurimi. (Mateu 4:8, 9) Është e qartë pra, se kur ‘të vijë’ Mbretëria e Perëndisë për sa i përket tokës, do të sjellë ndryshime rrënjësore.

Këtu në tokë, kur ‘të vijë’ Mbretëria e Perëndisë, do të sjellë si rezultat një sistem tërësisht të ri. Mbretëria do të thërrmojë të gjitha sundimet e krijuara nga njeriu dhe do të bëhet e vetmja qeveri e tokës. Po kështu nënshtetasit e saj njerëzorë me frikë Perëndie do të jenë ‘një tokë e re’. (2 Pjetrit 3:13; Danieli 2:44) Gjithashtu Mbretëria do të çrrënjosë mëkatin nga njerëzimi i bindur dhe me kalimin e kohës do ta bëjë të gjithë tokën një parajsë. Në këtë mënyrë do të zhdukë çdo gjurmë të sundimit satanik.—Romakëve 8:20, 21; Zbulesa 19:17-21.

Në fund të Mijëvjeçarit, kur Mbretëria mesianike të ketë kryer vullnetin që kishte Perëndia për të, «vetë Biri do t’i nënshtrohet Atij që i nënshtroi çdo gjë, që Perëndia të jetë gjithçka për të gjithë». (1 Korintasve 15:28) Pastaj do të ketë një sprovë përfundimtare, pas së cilës Satanai, demonët e tij dhe cilido rebel njerëzor i mashtruar nga ai, do të zhduken përgjithmonë në ‘vdekjen e dytë’. (Zbulesa 20:7-15) Pas kësaj të gjithë krijesat me aftësi për të arsyetuar, që ndodhen në qiell dhe në tokë, do të vazhdojnë t’i nënshtrohen përgjithmonë me gëzim sovranitetit të dashur të Jehovait. Kjo do të jetë në çdo drejtim përmbushja e plotë e fjalëve të lutjes model të Jezuit.—1 Gjonit 4:8.

[Shënimet]

a The Bible—An American Translation e përkthen kështu këtë pjesë të lutjes model të Jezuit: «Ardhtë mbretëria jote! U bëftë vullneti yt edhe në tokë, edhe në qiell!»—Mateu 6:10.

b Apostulli Pjetër e krahasoi gjendjen e tyre si të dëbuar frymësisht me të qenët në «burg». Por ai nuk e kishte fjalën për ‘humnerën’ e ardhshme në të cilën do të hidhen demonët për një mijë vjet.—1 Pjetrit 3:19, 20; Luka 8:30, 31; Zbulesa 20:1-3.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo