Fjala e Mbretërisë—Kap kuptimin e saj
1 Në ilustrimin e tij mbi mbjellësin, Jezui tha se fara që ra në «tokë të mirë» paraqet «atë që e dëgjon fjalën dhe kap kuptimin e saj». (Mat. 13:23, BR) Pasi kemi dëgjuar mbi Mbretërinë, a e kemi kapur «kuptimin e saj»? Sa shumë ka ndikuar ajo në jetën tonë? A i kemi vënë interesat e Mbretërisë në vend të parë, me qëllim që të zbulojmë se e kemi kapur kuptimin e mesazhit?
2 Një kuptueshmëri e saktë mbi mesazhin e Mbretërisë kërkon studim personal. Ne duhet të marrim kohë për të medituar mbi ushqimin frymor që na sigurohet. Leximi i Kullës së Rojës me nxitim është sikur të hamë me ngut një gjellë të shijshme dhe të ushqyeshme. Për të marrë sa më shumë dobi, aq më e madhe duhet të jetë nxitja dhe oreksi i shëndetshëm frymor. Nëse këto mungojnë, aktivitete të tjera mund t’i pakësojnë dobitë e studimit personal ose të harxhojnë kohën që na duhet për të. Që të vazhdosh me një program të mirë studimi, nuk është e lehtë. Megjithëse kjo kërkon një drejtpeshim të kujdesshëm, pasuritë frymore që fitohen janë të paçmuara.—Prov. 3:13-18; Kol. 1:17.
3 Broshura Të shqyrtojmë shkrimet na ndihmon çdo ditë për t’u ushqyer me mendime pozitive dhe ndërtuese mbi Mbretërinë. Ata që janë «të vetëdijëshëm për nevojat e tyre frymore», planifikojnë të marrin pak minuta çdo ditë për të lexuar shkrimin e ditës dhe komentet. (Mat. 5:3, BR) Shumë shkrime shpjegojnë aspekte të ndryshme të Mbretërisë. Për shembull, më 22 nëntor 1994, shkrimi i paraqitur ishte Mateu 13:4. Komenti konsideronte shpresën e Mbretërisë dhe na paralajmëronte nga rreziqet e shoqërisë jo të shëndetshme me farefisin dhe fqinjët. Fakti që në shtëpitë Bethel përreth botës diskutohet 15 minuta mbi shkrimin e ditës çdo mëngjes në ditët e punës, thekson dobitë dhe seriozitetin e konsiderimit së bashku të shkrimit të ditës. A e përfshin familja jote një konsiderim të tillë në rutinën e përditshme?
4 Rritja e çmueshmërisë sate për Mbretërinë do të jetë një nxitje e madhe për të ndarë mesazhin e Mbretërisë me të tjerët. Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! (angl.) sigurojnë atë që mund të krahasohet me karburantin mendor që ushqen mendjet tona me informacion të freskët dhe të përditësuar. Ato na ndihmojnë për të qenë vazhdimisht në dijeni dhe të mprehtë se sa shumë nevojë ka bota për Mbretërinë e Perëndisë. Ato na ndihmojnë për të qenë persona frymorë, të cilët «kanë mendjen e Krishtit». (1. Kor. 2:15, 16, Dio) Të gjitha këto mund të forcojnë shpresën tonë dhe të na shtojnë zellin për të ndarë shpresën e Mbretërisë me të tjerët.—1. Pjetr. 3:15.
5 Është jetësore që ne personalisht të kapim kuptimin e mesazhit të Mbretërisë. Mbretëria është mjeti që do të përdorë Perëndia për të mbrojtur sovranitetin e tij, për t’i dhënë fund ligësisë dhe për të sjellë një botë të re—një parajsë. Jezui na urdhëroi ta vëmë atë në vend të parë në jetën tonë. Ne duhet të jemi persona të nënshtruar ngjashëm deleve, për të jetuar nën sundimin e saj. (Mat. 6:10, 33) Përfito sa më shumë nga mundësia që ke për të gëzuar bekimet e saj.