-
«Të drejtët do të shkëlqejnë si dielli»Kulla e Rojës—2010 | 15 Mars
-
-
«Mbretëria e qiejve i ngjan një njeriu që mbolli farë të mirë në arën e vet.
-
-
«Të drejtët do të shkëlqejnë si dielli»Kulla e Rojës—2010 | 15 Mars
-
-
4. (a) Kush është njeriu në ilustrim? (b) Kur dhe si filloi të mbillte këtë farë Jezui?
4 Kush është njeriu që mbolli farën e mirë në arën e vet? Jezui e jep përgjigjen më vonë kur u shpjegon dishepujve: «Mbjellësi i farës së mirë është Biri i njeriut.» (Mat. 13:37) Jezui, «Biri i njeriut», përgatiti arën për mbjellje gjatë tre vjetëve e gjysmë të shërbimit të tij në tokë. (Mat. 8:20; 25:31; 26:64) Pastaj, nga festa e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s. e më tej, ai nisi të mbillte farën e mirë: «bijtë e mbretërisë». Me sa duket kjo mbjellje nisi kur Jezui, si përfaqësues i Jehovait, filloi të derdhte frymë të shenjtë mbi dishepujt duke i mirosur kështu si bij të Perëndisë.b (Vep. 2:33) Fara e mirë u zhvillua dhe u bë grurë i pjekur. Pra, synimi pse u mboll fara e mirë ishte që në fund të mblidheshin të gjithë ata që do të bëheshin bashkëtrashëgimtarë dhe sundimtarë me Jezuin në Mbretërinë e tij.
-