BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Të drejtët do të shkëlqejnë si dielli»
    Kulla e Rojës—2010 | 15 Mars
    • Kur njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjër nëpër grurë e iku.

  • «Të drejtët do të shkëlqejnë si dielli»
    Kulla e Rojës—2010 | 15 Mars
    • 5. Kush është armiku në ilustrim dhe cilët përfaqësojnë egjrat?

      5 Kush është armiku dhe cilët janë egjrat? Jezui thotë se armiku «është Djalli». Egjrat përshkruhen si «bijtë e të ligut». (Mat. 13:25, 38, 39) Në kuptimin e mirëfilltë, egjrat që përmendi Jezui ishin ndoshta egjra të rëndomta. Kjo bimë helmuese ngjan shumë me grurin në fazën e tij të hershme para se të piqet. Çfarë përshkrimi i përshtatshëm i atyre që pretendojnë se janë bij të Mbretërisë, por nuk japin fryt të vlefshëm! Këta të krishterë hipokritë që pretendojnë se janë dishepuj të Krishtit, faktikisht janë pjesë e «farës» së Satana Djallit.—Zan. 3:15.

      6. Kur filluan të shfaqeshin egjrat dhe në ç’kuptim njerëzit «po flinin» në atë kohë?

      6 Kur u shfaqën këta të krishterë si egjrat? «Kur njerëzit po flinin»,—tha Jezui. (Mat. 13:25) Kur ishte kjo kohë? Përgjigjen e gjejmë në fjalët e apostullit Pavël drejtuar pleqve të kongregacionit të Efesit: «E di se pas ikjes sime do të hyjnë mes jush ujqër të ligj e nuk do ta trajtojnë kopenë me zemërbutësi, dhe nga gjiri juaj do të ngrihen njerëz e do të thonë gjëra të shtrembëruara, për të tërhequr pas vetes dishepujt.» (Vep. 20:29, 30) Ai vazhdoi t’i paralajmëronte këta pleq që të qëndronin vigjilentë frymësisht. Pasi apostujt, të cilët vepronin si «një forcë frenuese», filluan të binin në gjumin e vdekjes, shumë të krishterë ranë në gjumë frymësisht. (Lexo 2 Selanikasve 2:3, 6-8.c) Pikërisht në këtë kohë nisi apostazia e madhe dhe filluan të shfaqeshin egjrat.

      7. A u bënë egjra disa që ishin grurë? Shpjegoni.

      7 Jezui nuk tha se gruri do të bëhej egjër, por që egjrat u mbollën mes grurit. Pra, ky ilustrim nuk paraqet të krishterët e vërtetë që devijojnë nga e vërteta. Përkundrazi, thekson një përpjekje të qëllimshme nga ana e Satanait për të korruptuar kongregacionin e krishterë duke futur njerëz të ligj në të. Në kohën që Gjoni, apostulli i fundit, ishte i moshuar, kjo apostazi u bë qartësisht e dukshme.—2 Pjet. 2:1-3; 1 Gjon. 2:18.

  • «Të drejtët do të shkëlqejnë si dielli»
    Kulla e Rojës—2010 | 15 Mars
    • Mat. 13:24-30.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo