-
«Të drejtët do të shkëlqejnë si dielli»Kulla e Rojës—2010 | 15 Mars
-
-
Në një ilustrim tjetër Jezui thotë se fara që mbillet është ‘fjala e mbretërisë’, por në këtë ilustrim ai thotë se fara e mirë përfaqëson diçka të ndryshme: «bijtë e mbretërisë». (Mat. 13:19, 38) Këta nuk janë nënshtetas të Mbretërisë, por «bijtë» ose trashëgimtarët e Mbretërisë.—Rom. 8:14-17; lexo Galatasve 4:6, 7.
-
-
«Të drejtët do të shkëlqejnë si dielli»Kulla e Rojës—2010 | 15 Mars
-
-
5. Kush është armiku në ilustrim dhe cilët përfaqësojnë egjrat?
5 Kush është armiku dhe cilët janë egjrat? Jezui thotë se armiku «është Djalli». Egjrat përshkruhen si «bijtë e të ligut». (Mat. 13:25, 38, 39) Në kuptimin e mirëfilltë, egjrat që përmendi Jezui ishin ndoshta egjra të rëndomta. Kjo bimë helmuese ngjan shumë me grurin në fazën e tij të hershme para se të piqet. Çfarë përshkrimi i përshtatshëm i atyre që pretendojnë se janë bij të Mbretërisë, por nuk japin fryt të vlefshëm! Këta të krishterë hipokritë që pretendojnë se janë dishepuj të Krishtit, faktikisht janë pjesë e «farës» së Satana Djallit.—Zan. 3:15.
-
-
«Të drejtët do të shkëlqejnë si dielli»Kulla e Rojës—2010 | 15 Mars
-
-
7. A u bënë egjra disa që ishin grurë? Shpjegoni.
7 Jezui nuk tha se gruri do të bëhej egjër, por që egjrat u mbollën mes grurit. Pra, ky ilustrim nuk paraqet të krishterët e vërtetë që devijojnë nga e vërteta. Përkundrazi, thekson një përpjekje të qëllimshme nga ana e Satanait për të korruptuar kongregacionin e krishterë duke futur njerëz të ligj në të. Në kohën që Gjoni, apostulli i fundit, ishte i moshuar, kjo apostazi u bë qartësisht e dukshme.—2 Pjet. 2:1-3; 1 Gjon. 2:18.
-
-
«Të drejtët do të shkëlqejnë si dielli»Kulla e Rojës—2010 | 15 Mars
-
-
Pastaj, nga festa e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s. e më tej, ai nisi të mbillte farën e mirë: «bijtë e mbretërisë». Me sa duket kjo mbjellje nisi kur Jezui, si përfaqësues i Jehovait, filloi të derdhte frymë të shenjtë mbi dishepujt duke i mirosur kështu si bij të Perëndisë.b (Vep. 2:33) Fara e mirë u zhvillua dhe u bë grurë i pjekur. Pra, synimi pse u mboll fara e mirë ishte që në fund të mblidheshin të gjithë ata që do të bëheshin bashkëtrashëgimtarë dhe sundimtarë me Jezuin në Mbretërinë e tij.
-