5C Me gjakun e Birit të Perëndisë
Ve 20:28—Gr., διὰ τοῦ αἵματος τοῦ ἰδίου; (diá tou háimatos tou idíou)
1903 |
|
The Holy Bible in Modern English, F. Fenton, Londër. |
1950 |
|
New World Translation of the Christian Greek Scriptures, Bruklin. |
1966 |
|
Today’s English Version, Shoqata Biblike Amerikane, Nju-Jork. |
Nga ana gramatikore, ky fragment mund të përkthehet si në versionet King James Version dhe Dom Simon Filipaj, «me gjakun e vet». Shumë njerëz e kanë pasur të vështirë të pajtohen me një mendim të tillë. Ja përse në dorëshkrimet ACDSyh (anash) (që janë përdorur nga përkthimi i Mofatit) thuhet «kongregacionin e Zotërisë», në vend se «kongregacionin e Perëndisë». Kur shkrimi është në këtë formë, nuk krijon vështirësi pjesa «me gjakun e vet». Megjithatë në dorëshkrimet אBVg gjendet fjala «Perëndi» (me nyjë shquese), dhe përkthimi i zakonshëm do të ishte ‘gjakun e Perëndisë’.
Fjalët greke τοῦ ἰδίου (tou idíou) ndjekin frazën «me gjakun». E tërë shprehja mund të përkthehej «me gjakun e vet». Pas përemrit «vet», do të nënkuptohej një emër në numrin njëjës, dhe ka shumë të ngjarë personi më i afërt i Perëndisë, Biri i tij i vetëmlindur Jezu Krishti. Për këtë pikë, Xh. H. Moltën në veprën A Grammar of New Testament Greek, vëll. 1 (Prolegomena), botimi i vitit 1930, fq. 90, thotë: «Para se ta lëmë këtu fjalën ἴδιος [ídios], duhet thënë diçka për përdorimin e termit ὁ ἴδιος [ho ídios] të pashoqëruar me një emër. Ky term shfaqet te Gjo 111 131, Ve 423 2423. Në papiruse e gjejmë të përdorur në numrin njëjës si një term përzemërsie për familjarë të afërt. . . . Tek Expos. VI. iii. 277 guxova ta citoja këtë si një inkurajim të mundshëm për ata (përfshirë edhe B. Vaisin) që do ta përkthenin Ve 2028 ‘gjakun e dikujt që e kishte të vetin’.»
Nga ana tjetër, në veprën The New Testament in the Original Greek, të Uestkotit dhe Hortit, vëll. 2, Londër, 1881, fq. 99, 100 të Shtojcës, Horti tha: «Nuk është aspak e pamundur që fjala ΥΙΟΥ [huioú, «e Birit»] e vendosur pas fjalës ΤΟΥΙΔΙΟΥ [tou idíou, «të vet»] të jetë hequr në ndonjë transkriptim shumë të hershëm, duke ndikuar në të gjitha dokumentet ekzistuese. Futja e saj i heq vargut çdo vështirësi.»
Përkthimi Bota e Re e përkthen vargun fjalë për fjalë, duke shtuar fjalën «Birit» pas ἰδίου, që të lexohet: «me gjakun e Birit të vet».