-
Martesa të tendosura: Si të ruajmë një pikëpamje pozitive?Kulla e Rojës—2012 | 15 Maj
-
-
Nëse ndahet, le të mbetet e pamartuar ose përndryshe të pajtohet sërish me burrin. Edhe burri nuk duhet ta lërë gruan.
-
-
Martesa të tendosura: Si të ruajmë një pikëpamje pozitive?Kulla e Rojës—2012 | 15 Maj
-
-
14, 15. Kur mund të mendojë të ndahet një i krishterë? Pse është e rëndësishme që ai ta shqyrtojë këtë çështje me ndershmëri dhe duke u lutur?
14 Për cilat arsye mund ‘të ndahet’ një grua e krishterë? Disa kanë vendosur të ndahen ngaqë bashkëshorti refuzonte të kujdesej për familjen nga ana materiale deri në atë pikë sa e linte pa para ose pa ushqim. Të tjera kanë vendosur kështu sepse trajtoheshin aq keq fizikisht saqë jeta e tyre vihej në rrezik ose veprimet e bashkëshortit ua bënin të pamundur t’i shërbenin Perëndisë.
15 Vendimi për t’u ndarë ose jo është personal. Megjithatë, bashkëshorti i pagëzuar duhet ta shqyrtojë këtë çështje me ndershmëri dhe duke u lutur. Për shembull, a e ka pasur bashkëshorti jobesimtar të gjithë fajin për vënien në rrezik të gjendjes frymore apo i krishteri e ka lënë vetë pas dore studimin e Biblës, nuk shkonte rregullisht në mbledhje ose nuk dilte rregullisht në shërbim?
-