BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w07 1/4 f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Material i ngjashëm
  • Vejusha
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Libri biblik numër 54​—1 Timoteut
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Vejusha nga Zarefati u shpërblye për besimin e saj
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Djali i një vejushe kthehet në jetë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
w07 1/4 f. 31

Pyetje nga lexuesit

Si t’i kuptojmë fjalët e Pavlit se një vejushë duhet të jetë «grua e një burri të vetëm», që të kualifikohet për të marrë ndihmë nga kongregacioni i krishterë?​—1 Timoteut 5:9.

Meqë apostulli Pavël po fliste për vejushat, kuptohet që shprehja «grua e një burri të vetëm» duhet t’i referohet situatës së tyre para se të bëheshin vejusha. A nënkupton kjo se një vejushë duhej të ishte martuar vetëm një herë? Apo fjalët e Pavlit mund të kenë ndonjë kuptim tjetër?a

Disa kanë hedhur mendimin se Pavli po fliste për vejushat që kishin qenë të martuara vetëm një herë. Është e vërtetë se në shumë kultura dhe qytetërime, vejusha që nuk martohej për së dyti shihej si një grua shumë e virtytshme. Por kjo pikëpamje është në kundërshtim me fjalët që tha Pavli në një rast tjetër. Për shembull, ai u bëri të qartë të krishterëve korintas se, ndonëse ishte i mendimit që një vejushë do të ishte më e lumtur po të mos martohej përsëri, «ajo është e lirë të martohet me kë të dojë, vetëm në Zotërinë». (1 Korintasve 7:39, 40; Romakëve 7:2, 3) Veç kësaj, në letrën drejtuar Timoteut, Pavli tha: «Dëshiroj që vejushat e reja të martohen.» (1 Timoteut 5:14) Kështu, nëse një vejushë vendoste të martohej përsëri, nuk merrte ndonjë damkë për këtë.

Atëherë, si duhet t’i kuptojmë fjalët që Pavli i tha Timoteut? Shprehja «grua e një burri të vetëm» del vetëm në këtë varg. Është interesante se kjo shprehje ngjan me një shprehje tjetër që Pavli e përdori disa herë në shkrimet e tij, domethënë «burrë i një gruaje të vetme». (1 Timoteut 3:2, 12; Titit 1:6) Këtë shprehje të fundit Pavli e përdori kur po rendiste kualifikimet për mbikëqyrësit e krishterë dhe për shërbëtorët ndihmës. Në këtë kontekst, shprehja do të thotë se për t’u kualifikuar për përgjegjësi në kongregacionin e krishterë, një burrë që është i martuar duhet t’i qëndrojë besnik gruas së tij dhe të jetë i paqortueshëm moralisht.b Kështu, shprehja që gjejmë te 1 Timoteut 5:9 me sa duket thekson të njëjtën pikë: që një vejushë të kualifikohet për të marrë ndihmë nga kongregacioni, duhet të ketë qenë grua e përkushtuar dhe besnike ndaj burrit të saj, kur ai ishte gjallë, si dhe duhet të jetë e paqortueshme nga ana morale. Të gjitha kërkesat e mëtejshme që rendit Pavli përshkruajnë pikërisht një individ të tillë.​—1 Timoteut 5:10.

[Shënimet]

a Poliandria, formë e martesës ku një grua mund të ketë në të njëjtën kohë disa burra, nuk pranohej në botën greko-romake të kohës së apostullit. Prandaj, vështirë që Pavli t’i shkruante Timoteut për këtë praktikë ose të dënonte ndonjë që e praktikonte.

b Për një trajtim të kësaj teme, shih Kullën e Rojës, 15 tetor 1996, faqja 17 dhe «Pyetje nga lexuesit» në numrin e 15 shtatorit 1980, faqja 31, anglisht.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo