BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rs f. 331-f. 335
  • Rrëfimi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rrëfimi
  • Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • A e kërkon Perëndia rrëfimin e mëkateve?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • A do të më falë Zoti?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Të arsyetojmë nga Shkrimet
rs f. 331-f. 335

Rrëfimi

Përkufizimi: Deklaratë a pranim, publikisht ose privatisht, (1) i asaj që një person beson ose (2) i mëkateve të tij.

A ka bazë biblike riti i pajtimit, që mëson Kisha Katolike, përfshirë edhe rrëfimin e fshehtë (rrëfimin privat në vesh të priftit)?

Mënyra se si i drejtohen priftit

Formula tradicionale, që ende përdoret shpesh, është: «Më beko, o Atë, sepse kam mëkatuar. Ka kaluar [kohë e gjatë] që nga rrëfimi im i fundit.»​—Revista U.S. Catholic, tetor 1982, f. 6.

Mat. 23:1, 9, DSF: «Atëherë Jezusi i tha: ‘. . . Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd Atë, sepse keni vetëm një Atë – atë që është në qiell!’»

Mëkate që mund të falen

«Kisha ka mësuar gjithnjë se, çdo mëkat, pavarësisht sa i rëndë, mund të falet.»​—The Catholic Encyclopedia (e cila ka nihil obstat dhe imprimatur), R. C. Broderik, (Neshvil, Ten.; 1976), f. 554.

Hebr. 10:26, DSF: «Sepse, në qoftë se vullnetisht mëkatojmë mbasi e morëm njohurinë e së vërtetës, nuk ka më fli për mëkate.»

Mar. 3:29, DSF: «Kush ta shajë Shpirtin Shenjt, ai s’do të ketë falje për amshim; është fajtor i një mëkati të përhershëm.»

Si duhet të shfaqet pendesa?

Shpesh prifti rrëfyes i kërkon pendestarit të thotë një numër të caktuar lutjesh «Ati ynë» dhe «Ave Maria».

Mat. 6:7, DSF: «E kur të thoni uratë, mos teproni me fjalë të kota [d.m.th. mos përsëritni pa kuptim] porsi paganët: ata mendojnë se do t’u plotësohet urata nëse thonë shumë fjalë.»

Mat. 6:9-12, DSF: «Prandaj lutuni kështu: ‘Ati ynë që je në qiell, . . . na i fal fajet tona.’» (Askund në Bibël nuk kemi ndonjë urdhër që t’i lutemi Marisë ose të lutemi nëpërmjet saj. Shih Filipianëve 4:6, si dhe faqet 236, 237, te tema «Maria».)

Rom. 12:9, DSF: «Dashuria le të jetë e çiltër. Iknu me urrejtje veprave të këqija e ndiqni veprat e mira!»

A nuk u dha Jezui autoritet apostujve të tij të falnin mëkatet?

Gjoni 20:21-23, DSF: «‘Sikurse më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.’ Si foli kështu, hukati mbi ta dhe u tha: ‘Merrni Shpirtin Shenjt! Atyre që jua falni mëkatet, u falen, e atyre që nuk jua falni, nuk u falen.’»

Si i kuptuan dhe si i zbatuan këto fjalë apostujt? S’ka asgjë të shkruar në Bibël, as edhe një rast të vetëm, ku ndonjë apostull të ketë dëgjuar një rrëfim privat, dhe pastaj të ketë shpallur larjen e mëkatit. Megjithatë, në Bibël është shkruar se çfarë kërkohet për të marrë faljen nga Perëndia. Falë drejtimit të frymës së shenjtë, apostujt kishin mundësi të dallonin nëse individë të ndryshëm i plotësonin këto kërkesa dhe, në bazë të kësaj, ata mund të thoshin nëse Perëndia i falte ose jo. Për shembull, shih Veprat 5:1-11, 1 Korintasve 5:1-5 dhe 2 Korintasve 2:6-8.

Shih edhe temën «Trashëgimi apostolik».

Pikëpamjet e studiuesve në lidhje me origjinën e rrëfimit të fshehtë ndryshojnë

«Që nga shekulli i katërt, rrëfimi i fshehtë ka qenë metoda e pranuar.»​—The Catholic Encyclopedia, nga R. C. Broderik, f. 58.

«Shumë historianë modernë, katolikë dhe protestantë, i lidhin fillesat e pendesës private, si një disiplinë normale, me kishat e Irlandës, të Uellsit dhe të Britanisë, ku Sakramentet, përfshirë edhe Pendesën, kryheshin nga abati i manastirit dhe nga priftërinjtë e tij murgj. Me sa duket, praktika për t’u rrëfyer shpesh dhe e rrëfimit të besimit, u përvetësua nga laikët, duke pasur si model zakonin e rrëfimit të murgjve dhe të mësimit fetar në publik dhe privatisht. . . . Gjithsesi, duhej të vinte shekulli i 11-të, që mëkatet e fshehta të faleshin në çastin e rrëfimit dhe përpara kryerjes së pendesës.»​—New Catholic Encyclopedia, (1967), vëll. XI, f. 75.

Historiani A. H. Seisi raporton: «Tekstet rituale zbulojnë se rrëfimi publik dhe privat ishte zakon në Babiloni. Faktikisht, rrëfimi privat duket se ka qenë metoda më e vjetër dhe më e zakonshme.»​—The Religions of Ancient Egypt and Babylonia (Edinburg, 1902), f. 497.

Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait në lidhje me rrëfimin?

Rrëfimi i besimit nëpërmjet shpalljes publike

Rom. 10:9, 10: «Sepse po të shpallësh publikisht atë ‘fjalë në gojën tënde’, se Jezui është Zotëri dhe po të tregosh besim në zemrën tënde se Perëndia e ngriti atë nga të vdekurit, do të shpëtosh. Në të vërtetë, me zemër njeriu tregon besim, që të çon në drejtësi, por me gojë bën publikisht shpalljen, që të çon në shpëtim.»

Mat. 10:32, 33: «Për këdo që dëshmon para njerëzve se është në unitet me mua [Jezu Krishtin], edhe unë do të dëshmoj para Atit tim, që është në qiej, se jam në unitet me të. Por, këdo që më mohon para njerëzve, edhe unë do ta mohoj para Atit tim, që është në qiej.»

Kur dikush mëkaton kundër Perëndisë

Mat. 6:6-12: «Ti, megjithatë, kur të lutesh, hyr në dhomën tënde dhe, pasi të kesh mbyllur derën, lutju Atit tënd që është në fshehtësi. . . . ‘Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt . . . dhe na i fal mëkatet, sikurse edhe ne i kemi falur ata që kanë mëkatuar kundër nesh.’»

Psal. 32:5: «Më në fund ta [Perëndisë] rrëfeva mëkatin tim dhe fajin që bëra nuk e mbulova, porse thashë: ‘Do t’ia rrëfej shkeljet e mia Jehovait.’ Dhe ti e fale ligësinë e mëkateve të mia.»

1 Gjon. 2:1: «Nëse ndonjëri kryen mëkat, ne kemi një ndihmës pranë Atit, që është i drejtë, Jezu Krishtin.»

Kush dikush bën diçka kundër një tjetri ose kur kundër tij bëhet diçka

Mat. 5:23, 24: «Nëse ti po sjell flinë tënde në altar, dhe atje kujtohesh se vëllai yt ka diçka kundër teje, lëre flinë atje, para altarit, dhe ik. Bëj më parë paqe me vëllanë tënd, dhe pastaj, kur të jesh kthyer, paraqit flinë tënde.»

Mat. 18:15: «Nëse vëllai yt kryen një mëkat, shko, flitni vetëm për vetëm dhe tregoji hapur ku ka gabuar.»

Luka 17:3: «Nëse vëllai yt kryen një mëkat, qortoje dhe, nëse pendohet, fale.»

Efes. 4:32: «Bëhuni mirëdashës me njëri-tjetrin, zemërdhembshur, duke e falur njëri-tjetrin bujarisht, ashtu si edhe Perëndia ju ka falur bujarisht nëpërmjet Krishtit.»

Kur dikush përfshihet në keqbërje serioze dhe dëshiron ndihmë frymore

Jak. 5:14-16: «A ka mes jush ndonjë të sëmurë [frymësisht]? Le të thërrasë pranë vetes pleqtë e kongregacionit dhe ata le të luten për të, duke e lyer me vaj në emër të Jehovait. E lutja e besimit do ta shërojë të pamundurin, dhe Jehovai do ta ngrejë. Gjithashtu, nëse ka kryer mëkate, do t’i falen [nga Perëndia]. Prandaj, rrëfejani hapur mëkatet njëri-tjetrit dhe lutuni për njëri-tjetrin, që të shëroheni.»

Prov. 28:13: «Kush i mbulon shkeljet, nuk do t’ia dalë mbanë, por atij që i rrëfen dhe i lë ato, do t’i tregohet mëshirë.»

Po sikur ata që mëkatojnë, të mos kërkojnë ndihmë?

Gal. 6:1: «Vëllezër, edhe sikur një njeri të hedhë ndonjë hap të gabuar përpara se të jetë i vetëdijshëm për të, ju që keni kualifikime frymore, përpiquni ta ndreqni atë me një frymë butësie. Ndërkohë, secili të jetë vigjilent për veten, se mos tundohet edhe vetë.»

1 Tim. 5:20: «Ata që praktikojnë mëkatin, qortoji para syve të të gjithëve [d.m.th. të atyre që kanë personalisht dijeni për çështjen], që edhe të tjerët të kenë frikë.»

1 Kor. 5:11-13: «Të mos përziheni më në shoqëri me këdo që quhet vëlla, por që është kurvar, lakmitar, idhujtar, sharës, pijanec ose zhvatës, madje as të mos hani me një njeri të tillë. . . . ‘Hiqeni të ligun nga mesi juaj.’»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo