-
‘Bekimet janë për të drejtin’Kulla e Rojës—2001 | 15 Korrik
-
-
Një person i drejtë gëzon, gjithashtu, një lloj sigurie që nuk e përjetojnë të ligjtë. «Ai që ecën në ndershmëri [integritet, BR] ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t’u zbuluar. Kush e shkel syrin shkakton vuajtje, por fjalamani budalla do të rrëzohet.»—Fjalët e urta 10:9, 10.
-
-
‘Bekimet janë për të drejtin’Kulla e Rojës—2001 | 15 Korrik
-
-
Gjendja është e ndryshme me personin që përdor pandershmërinë për përfitim egoist. Një mashtrues mund të përpiqet ta maskojë pavërtetësinë e tij me një të folur dredharak a me gjeste të ndryshme. (Fjalët e urta 6:12-14) Shkelja e syrit për qëllime të liga ose mashtruese mund t’u shkaktojë viktimave të mashtrimit të tij shumë angështi mendore. Por, herët a vonë, dredhia e këtij personi bëhet e njohur. Apostulli Pavël shkroi: «Mëkatet e disa njerëzve duken sheshit, duke çuar drejt e në gjykim, por për sa u përket të tjerëve, edhe mëkatet e tyre dalin sheshit më vonë. Po ashtu, edhe veprat e shkëlqyera duken sheshit dhe ato që nuk janë të tilla nuk mbahen dot fshehur.» (1 Timoteut 5:24, 25) Kushdo të jetë përfshirë—një prind, një mik, bashkëshorti ose një i njohur—pandershmëria, herët a vonë, zbulohet. Kush mund t’i besojë më një njeriu që i ka bërë emër vetes si person i pandershëm?
-