BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/00 f. 1
  • Bekimi i Jehovait na bën të pasur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bekimi i Jehovait na bën të pasur
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Material i ngjashëm
  • Kurrë nuk kemi pasur kaq të mira frymore!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • A je «i pasur në sytë e Perëndisë»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • «Fryti i frymës» i jep lavdi Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Bekimi i Jehovait na bën të pasur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 9/00 f. 1

Bekimi i Jehovait na bën të pasur

1 Shpesh suksesi i një personi matet nga ajo se sa e madhe është paga e tij. Ja pse shumë njerëz mendojnë se ata që kanë para janë personat më të lumtur e më të kënaqur. Por, mjerisht, njerëzit që mendojnë se lumturia mund të blihet me para, gabojnë. (Ekl. 5:12) Nuk ka gëzim të përhershëm për ata që janë «të vendosur për të qenë të pasur» nga ana materiale. (1 Tim. 6:9) Në kontrast me këtë, shërbëtorët e Jehovait janë me të vërtetë të lumtur dhe janë njerëzit më të pasur në botë. (Prov. 10:22; Zbul. 2:9) Si kështu?

2 Dëshmi të pasurisë sonë: Ne zotërojmë mendjehollësi të pasur frymore dhe një kuptueshmëri për Fjalën e Perëndisë, Biblën. Nëpërmjet organizatës së tij tokësore, Jehovai na mëson vazhdimisht lidhur me veten dhe Birin e tij, për dobinë tonë të përhershme. Kuptueshmëria e saktë na jep mundësi që të afrohemi me Jehovain dhe të gëzojmë një marrëdhënie të ngushtë me të. (Jak. 4:8) Fakti që dallojmë të mirën nga e keqja dhe ndjekim ligjet e Perëndisë, na mbron nga disa sëmundje dhe rreziqe. Ne jemi të sigurt se Jehovai do të na sigurojë gjërat e nevojshme, duke na sjellë si rezultat kënaqësi hyjnore dhe paqe mendore.​—Mat. 6:33.

3 Ne gëzojmë paqe dhe unitet brenda vëllazërisë sonë frymore, sepse kultivojmë frytet e frymës së Perëndisë. Të bashkuar nga një lidhje e fortë dashurie, s’kemi pse të ndihemi kurrë të braktisur nga Perëndia ose nga vëllezërit kur përballojmë katastrofa.​—Gal. 6:10.

4 Jeta jonë ka një domethënie dhe qëllim të vërtetë. Ne e konsiderojmë një privilegj të mrekullueshëm faktin që marrim pjesë në predikimin global të lajmit të mirë. Kjo gjë sjell një gëzim të përhershëm, ndërsa i ndihmojmë të tjerët që të hyjnë në një marrëdhënie të mirë me Perëndinë dhe të shërbejnë në unitet me ne në adhurimin e pastër. Thesari ynë i paçmuar i shërbimit i sjell nderim Jehovait, ndërsa neve na jep kënaqësi për faktin se kontribuojmë për shenjtërimin e emrit të tij. Mbajmë një qëndrim mendor pozitiv, duke ditur se shpresa jonë për të ardhmen do të realizohet së shpejti.

5 Të tregojmë çmueshmërinë tonë: Le t’i çmojmë gjithmonë bekimet e Jehovait, të cilat na bëjnë me të vërtetë njerëzit më të pasur në tokë! (Prov. 22:4) Duke lënë mënjanë kohë çdo ditë për të medituar rreth asaj që kemi, nxitemi që ta falënderojmë Jehovain për dashurinë e tij bujare si edhe që të vazhdojmë t’i japim devocionin tonë ekskluziv.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo