BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/3 f. 32
  • Koha e korrjeve!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Koha e korrjeve!
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/3 f. 32

Koha e korrjeve!

PËRSE historia e «krishterimit» duket aq pak e krishterë? Shumë njerëz, duke menduar bëjnë këtë pyetje, por Jezui iu përgjigj asaj gati 2.000 vjet më parë në një shëmbëlltyrë. Ai tregoi për «një njeri, që mbolli farë të mirë në fushën e tij». Pastaj, «erdhi armiku i tij dhe mbolli egjrën midis grurit». Kur filizat mbinë, punëtorët vështruan egjrat dhe deshën t’i shkulnin ato. Por njeriu tha: «Le të rriten së bashku deri në korrje.» Në kohën e korrjeve, gruri do të ndahej nga egjra.​—Mateu 13:24, 30, BR.

Duke shpjeguar shëmbëlltyrën, Jezui tha se ai vetë ishte njeriu i cili mbolli «farën e mirë»​—të krishterët e vërtetë. Armiku ishte Satanai, i cili mbolli mbi të «egjrën»—​të krishterët e rremë që depërtuan brenda kongregacionit. Jezui lejoi që të krishterët e vërtetë dhe të rremë të mbeteshin së bashku—por deri në korrje. Në atë kohë ata do të ndaheshin.​—Mateu 24:36-44.

Prandaj, ne nuk habitemi kur mësojmë se organizatat e «krishtere» gjatë gjithë shekujve nuk e kanë nderuar Perëndinë, duke adoptuar doktrina pagane, duke lejuar imoralitetin, duke përkrahur luftërat pushtuese dhe duke udhëhequr inkuizicionin mizor. Ne njohim në ta, farën e keqe të mbjellë nga Satanai. Megjithatë, kur lexojmë për persona që vuajtën burgjeve, apo pranuan më mirë të vdisnin se të bënin kompromise kundër parimeve biblike, kuptojmë se fara e mirë nuk u shkatërrua.

Jezui tha se korrjet ishin «përfundimi i sistemit të gjërave». Duke qenë se po jetojmë në përfundimin e sistemit të tanishëm të gjërave, kjo duhet të jetë koha e korrjeve! Kështu duhet të ketë ndodhur ndarja midis të krishterëve të vërtetë dhe atyre të rremë. Sot, duhet të ekzistojë një popull, jo thjesht individë të shpërndarë andej-këtej, i cili i përshatatet përshkrimit që u bëri Jezui të krishterëve të vërtetë​—që janë shtetas të Mbretërisë së Perëndisë dhe predikojnë lajmin e mirë mbi të, që përkrahin moralin e bazuar në Bibël dhe hedhin poshtë doktrinat pagane, duke mbështetur të vërtetën e Biblës, duke bërë të njohur eGrin e Perëndisë dhe që nuk janë pjesë e botës.

Ne të sigurojmë që ky popull ekziston! Dëshiron t’i shërbesh Perëndisë në mënyrën që i pëlqen atij? Kërkoje këtë popull dhe shërbeji Perëndisë së bashku me të.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo