-
«Ja, unë jam me ju gjithë ditët»Kulla e Rojës—2013 | 15 Korrik
-
-
16, 17. (a) Cila është ngjarja e fundit që përmend Jezui në ilustrimin e tij? (b) Pse arrijmë në përfundimin se përmbushja e kësaj ngjarjeje pritet të ndodhë në të ardhmen?
16 E pesta, shkëlqejnë si dielli. Jezui e përfundon profecinë me fjalët: «Në atë kohë, të drejtët do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre.» (Mat. 13:43) Kur dhe ku do të ndodhë kjo? Plotësimi i këtyre fjalëve i përket së ardhmes. Jezui paratha një ngjarje që do të ndodhë në të ardhmen në qiell, dhe jo një aktivitet që po zhvillohet sot në tokë.f Të shqyrtojmë dy arsye përse arrijmë në këtë përfundim.
17 Së pari, të shqyrtojmë pyetjen që fillon me «kur». Jezui tha: «Në atë kohë, të drejtët do të shkëlqejnë.» Me sa duket, shprehja «në atë kohë» bën fjalë për ngjarjen e sapopërmendur nga Jezui, pra, për ‘egjrat që hidhen në furrën e zjarrtë’. Kjo do të ndodhë në pjesën e fundit të shtrëngimit të madh. Kështu, ‘shkëlqimi si dielli’ i të mirosurve duhet të ndodhë në të njëjtën kohë, në të ardhmen. Së dyti, të shqyrtojmë pyetjen që fillon me «ku». Jezui tha se të drejtët ‘do të shkëlqejnë në mbretëri’. Çfarë do të thotë kjo? Të gjithë të mirosurit besnikë që ende janë në tokë tashmë do të kenë marrë vulosjen përfundimtare pasi të ketë kaluar faza e parë e shtrëngimit të madh. Pastaj, siç tregon profecia e Jezuit për shtrëngimin e madh, ata do të mblidhen në qiell. (Mat. 24:31) Atje do të shkëlqejnë «në mbretërinë e Atit të tyre» dhe, fill pas luftës së Harmagedonit, do të marrin pjesë në ‘martesën e Qengjit’ si nuse e gëzuar e Jezuit.—Zbul. 19:6-9.
-
-
«Ja, unë jam me ju gjithë ditët»Kulla e Rojës—2013 | 15 Korrik
-
-
f Paragrafi 16: Danieli 12:3 thotë se «ata që kanë gjykim të thellë, [të krishterët e mirosur] do të ndriçojnë si hapësira qiellore». Ndërsa janë ende në tokë, e bëjnë këtë duke marrë pjesë në veprën e predikimit. Megjithatë, Mateu 13:43 tregon për kohën kur do të shkëlqejnë si dielli në Mbretërinë qiellore. Në të kaluarën mendonim se të dyja shkrimet bënin fjalë për të njëjtin aktivitet—veprën e predikimit.
-