-
Ilustrime për MbretërinëJezui: Udha, e vërteta dhe jeta
-
-
Tani Jezui i shpërblen dishepujt me tri ilustrime të tjera. I pari: «Mbretëria e qiejve është si një thesar i fshehur në arë, të cilin një njeri e gjeti dhe e fshehu, dhe nga gëzimi shkoi e shiti gjithçka dhe e bleu atë arë.»—Mateu 13:44.
-
-
Ilustrime për MbretërinëJezui: Udha, e vërteta dhe jeta
-
-
Me të dyja ilustrimet, Jezui nxjerr në pah gatishmërinë për të bërë sakrifica për diçka që ia vlen vërtet. Tregtari menjëherë shet «gjithçka që kishte» për të blerë një margaritar me vlerë të madhe. Ky shembull me margaritarin e çmuar është më se i kuptueshëm për dishepujt. Njësoj bën njeriu që gjen një thesar të fshehur në një arë dhe ‘shet gjithçka’ për ta blerë arën. Në të dyja rastet, bëhet fjalë për diçka me vlerë, që mund të blihet dhe të çmohet si thesar. Kjo mund të krahasohet me sakrificat që bën dikush për të plotësuar nevojën që ta njohë më nga afër Perëndinë. (Mateu 5:3) Disa nga ata që dëgjuan ilustrimet e Jezuit, tashmë me gatishmëri kanë bërë çmos ta plotësojnë këtë nevojë dhe të bëhen dishepuj të vërtetë të Krishtit.—Mateu 4:19, 20; 19:27.
-